• недела, 20 октомври 2024

Mot i ftohtë në mëngjes, gjatë ditës me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell

Mot i ftohtë në mëngjes, gjatë ditës me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell

Shkup, 20 tetor 2024 (MIA) - Moti sot - mëngjes i ftohtë vende-vende me kushte për mjegull të lehtë ose vranësira të ulëta, gjatë ditës me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell sidomos në pjesën lindore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -1 deri në 9, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 16 deri në 23 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 21 gradë.

Nga DPHM-ja paralajmëruan se do të ketë një periudhë në të cilën do të mbizotërojë mot i qëndrueshëm dhe kryesisht i qetë me temperatura të ulëta të mëngjesit që do të zbresin deri nën zero. Në disa lugina do të krijohen kushte për paraqitje të mjegullës së mëngjesit ose vranësira të ulëta, ndërsa nga mesi i javës temperatura ditore do të ketë rritje të lehtë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

Остани поврзан