• понеделник, 21 октомври 2024

BDI: Me VLEN-in në Qeveri, përfaqësimi i shqiptarëve në Bujqësi i mjerueshëm

BDI: Me VLEN-in në Qeveri, përfaqësimi i shqiptarëve në Bujqësi i mjerueshëm

Shkup, 20 tetor 2024

Bashkimi Demokratik për Integrim përmes konferencës për media ka shpalosur dështimin e VLEN-it dhe përfaqësimin e mjerueshëm në Ministrinë e Bujqësisë

VLEN që nga ardhja e tyre në Qeveri si shkelës të legjitimitetit, përveç që nuk respektuan vullnetin e votuesit shqiptarë, por për 120 ditë nuk po lënë pa rrënuar të gjitha të arriturat për dy dekada me radhë.

Sikurse në institucionet tjera edhe në Ministrinë e Bujqësisë nga 8 pozicione udhëheqëse shqiptarët kanë pasur 5 vende, tani VMRO ka 7  kurse VLEN 1. Për më tepër, në mandatin e kaluar  një periudhë të caktuar me ministrinë udhëheqte Arjanit Hoxha, ndërsa sot jemi dëshmitarë të një përfaqësimi të mjerueshëm.

Konkretisht me Frontin Evropian në Bujqësi:  

- Vjollcë Berisha ishte zv/ministre                                                 

- Rexhail Ismaili-Sekretar shtetëror, kurse sot Daniela Irotova nga VMRO

-Isni Jakupi - Drejtor i drejtorisë së ekonomisë së ujërave , ndërsa sot Romeo Trenov nga VMRO

-Mentor Zeqiri-Drejtor i drejtorisë fito sanitare, ndërsa sot Igor Çonovski nga VMRO.

-Lutfi Akiki - Drejtor i drejtorisë së farërave, kurse sot ende nuk ka të emëruar.

Sa i përket zbatimit të Gjuhës shqipe në Ministri, komunikimi në formë të shkruar është i anashkaluar, derisa në vitet e kaluara formularët për përgatitjen e materialeve për seanca qeveritare kanë qenë të rregulluara në dy gjuhë, tani të njëjtit përgatiten vetëm në gjuhën maqedone.

Të punësuarit shqiptarë në Ministri, kërkesat i bëjnë në dy gjuhë, kurse përgjigjet i marrin vetëm në gjuhën maqedone. Poashtu edhe institucionet të cilat i drejtohen Ministrisë me shkresa në dy gjuhë, përgjigjet i marrin vetëm në gjuhën maqedonase.

Në fushën e investimeve kapitale, me rebalanc të Buxhetit janë shkurtuar mjetet për investimet kapitale të Ministrisë së Bujqësisë dhe projektet për ujitje në përgjithësi janë të rrezikuara, prej të cilave veçojmë se për vendbanimet shqiptare janë projekte me vlerë totale prej afër 100 milion euro, të cilat janë në faza të ndryshme të realizimit, me sa vijon:

1.Hidrosistemi Raven-Reçicë, vlera totale 35.500.000 euro.

Përfshihen 3.300 hektar tokë bujqësore nën sistem për ujitje, në fushën e Pollogut, për komunat: Gostivar, Vrapçisht, Bogovinë dhe Tetovë.

Për fazën e parë punimet janë të realizuara 85% ku tani më është i vendosur gyp i çeliktë nëntokësorë në gjatësi prej 28 km, furnizimi me ujë do të bëhet nga ujërat e liqenit të Mavrovës, me kyçje nga f. Raven deri në f. Reçicë.

Është kryer projekti për fazën  e dytë-për degëzimet me gypa anësorë, të cilat do të mbarojnë me puseta për ujitje të 3.300 hektarëve tokë bujqësore në fushën e Pollogut.

2.Rikonstruimi, rehabilitimi dhe modernizimi i  stacionit të pompave për ujitje në Dibër, vlera totale 12.000.000 euro.

Përfshihen 1960 hektar tokë bujqësore në sistem për ujitje të fushës së Dibrës, projekti ka filluar me realizim  dhe punimet e fazës së parë janë të realizuara mbi 50%, kurse për fazën e dytë ptojekti është gati.

3.Penda e Sllupçanit, vlera totale 25.000.000 euro, projekti do të zhvillohet në dy faza:

a) Ndërtimi i pendës.

b) Montimi i gypit që do të lidh  pendën e Sllupçanit me pendën e Likovës i cili gyp do të shërbejë për furnizim shtesë me ujë për pije për qytetin e Kumanovës dhe zgjerimin e rrjetit të ujitjes për fshatrat e komunës së Likovës. 

4.Sistemi i ujitjes në luginës së Vardarit për fshatrat e Çashkës dhe Velesit, vlera totale 30.000.000 euro.

5.Sistem i ujitjes në fushën e Kolibarit dhe Cërvicës, vlera totale 2.200.000 euro, punimet kanë filuar dhe  me këtë sistem do të ujiten 180 hektar tokë bujqësore.

6.Rehabilitimi dhe modernizimi i sistemit  për ujitje në komunën e Sarajit për fshatrat: Shishovë, Gërçec dhe Krushopek, vlera totale 4.000.000 euro.

Ka filluar punët për realizimin e projektit.

7. Sistemi i ujitjes për fshatrat e Dollnenit.

Janë ndarë mjete për studim fizibiliteti, ku do të përfshihen 500-700 hektar tokë bujqësore nën sistem për ujitje.

Bashkimi Demokratik për Integrim do të përdorë çdo mekanizëm ligjor për të ndaluar këtë nëpërkëmbje që po e bën VLEN në Qeveri.

Bashkimi Demokratik për Integrim

__________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

Тагови

Остани поврзан