• петок, 05 декември 2025

Mogerini: Jam e pafajshme dhe kam besim në procesin gjyqësor

Mogerini: Jam e pafajshme dhe kam besim në procesin gjyqësor

Bruksel, 3 dhjetor 2025 (MIA) - Ish-përfaqësuesja e lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Federika Mogerini, publikoi një deklaratë në lidhje me ndalimin e djeshëm për marrje në pyetje dhe akuzat e ngritura kundër saj nga Prokuroria Publike Evropiane. 

Në deklaratën, Mogerini përsëriti se nuk është fajtora  “Kam besim të plotë në sistemin gjyqësor dhe jam e bindur se do të vërtetohet ligjshmëria e procedurave të kolegjit”, tha ajo në kumtesën e lëshuar nga shërbimi për shtyp i universitetit elitar që ajo drejton në Brizh të Belgjikës.

Lidhur me hetimin për themelimin e Akademisë Diplomatike të BE-së, ajo dje ua sqaroi qëndrimin e saj hetuesve. Ajo tregoi se do të vazhdojë të bashkëpunojë me autoritetet, duke pritur që korrektësia e aktiviteteve të Kolegjit të Evropës të konfirmohet në gjykatë.

Mogerini, së bashku me dy zyrtarë të tjerë të lartë italianë, akuzohet për mashtrim, korrupsion, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional, në lidhje me dhënien e një programi trajnimi për diplomatë të rinj në Kolegjin e Evropës, ku Mogerini është rektore. ls/

Foto: DPA

 

 

Остани поврзан