Mogerini dha dhorëheqje për shkak të skandalit të korrupsionit që tronditi BE-në
- Federika Mogerini, ish-përfaqësuesja e lartë e BE-së, dha dorëheqje nga funksioni rektore e Kolegjit të Evropës, pasi u përfshi në një hetim për mashtrim që përfshitne Kolegjin e Evropës dhe Shërbimin për veprim të jashtëm të BE-së.
Bruksel, 4 dhjetor 2025 (MIA) - Federika Mogerini, ish-përfaqësuesja e lartë e BE-së, dha dorëheqje nga funksioni rektore e Kolegjit të Evropës, pasi u përfshi në një hetim për mashtrim që përfshitne Kolegjin e Evropës dhe Shërbimin për veprim të jashtëm të BE-së.
“Në përputhje me standardet më të larta të rigorozitetit dhe drejtësisë me të cilat kam kryer gjithmonë detyrat e mia, kam vendosur sot të jap dorëheqje nga funksioni rektore”, deklaroi Mogerini pas takimit i të Bordit Ekzekutiv të Kolegjit.
Deklarata erdhi një ditë pasi zyrtari i lartë i BE-së, Stefano Sanino, i cili gjithashtu është nën dyshim, publikoi se do të pensionohet në fund të dhjetorit. Ai është drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Komisionit për Lindjen e Afërt, Afrikën e Veriut dhe Gjirin. ls/
Foto: DPA