• сабота, 22 февруари 2025

MMJPH: Është tejkaluar pragu i alarmimit për ndotjen e ajrit në Kërçovë

MMJPH: Është tejkaluar pragu i alarmimit për ndotjen e ajrit në Kërçovë

Shkup, 22 janar 2025 (MIA) - Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) informon se të dhënat nga Sistemi  i Automatizuar për Monitorim të Cilësisë së Ajrit  dhe sipas parashikimit të motit nga Administrata për Punë Hidrometeorologjike, pragu i alarminit për grimcat suspenduese me madhësi deri në 10 mikrometra është tejkaluar në vendin e matjes Kërçovë.

"Pragu i alarmimit është i përcaktuar në Dekretin për ndryshim dhe plotësim të Dekretit për kufijtë e vlerave dhe llojeve të substancave ndotëse në ajër, si dhe pragjet e alarminit, afatet për arritjen e kufijve të vlerave, margjinat e tolerancës për kufirin e vlerave, vlerat objektive dhe qëllimet afatgjata (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 183 nga 14.12.2017", bëhet e ditur në kumtesën e MMJPH.

Në bazë të situatës së shkaktuar, për Kërçovë vlejnë disa masa.

"Të intensifikohen inspektimet e jashtëzakonshme në instalacione me A-leje ekologjike të integruar. Të intensifikohen inspektimet e jashtëzakonshme në terren për kontrollin e instalacioneve me B leje ekologjike të integruar, si dhe elaborate. Instalacionet me monitorim të vazhdueshëm të mundësojnë qasje publike të të dhënave nga matjet. Të intensifikohen kontrollet e jashtëzakonshëm të funksionimit teknik të makinave, sidomos atyre me naftë dhe makinave të pa regjistruara. Të intensifikohen kontrollet e jashtëzakonshme në kantieret e ndërtimit. Ndalohet djegia në natyrë", shtohet në kumtesë.

Rekomandohet që të gjithë subjektet juridike (punëdhënësit) të lirojnë nga puna gratë shtatzëna, personat mbi 60 vjeç, si dhe personat me astmë kronike, ata që kanë pasur infarkt miokardik ose goditje në tru, pa marrë parasysh moshën, me rekomandim nga mjeku i familjes. Pastaj rekomandohet që të gjithë subjektet juridike (punëdhënësit) të riorganizojnë orarin e punës dhe personat që punojnë në natyrë të punojnë nga ora 11:00 deri në 17:00. Gjithashtu, rekomandohet të mos organizohen gara sportive dhe aktivitete kulturore në natyrë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан