• сабота, 22 февруари 2025

Mjekët kërkojnë ndryshime në Ligjin e shëndetit publik për t’u ditur saktë se kush mund të kryejë ndërhyrje mjekësore estetike

Mjekët kërkojnë ndryshime në Ligjin e shëndetit publik për t’u ditur saktë se kush mund të kryejë ndërhyrje mjekësore estetike

Shkup, 11 shkurt 2025 (MIA) - Shoqata e dermatovenerologëve të Maqedonisë, Asociacioni i Maqedonisë së kirurgëve plastikë, rikonstruktivë dhe estetikë dhe Shoqata e mjekësisë estetike po kërkojnë ndryshimin e Ligjit për shëndet publik në mënyrë që të kufizohet mundësia e kryerjes së ndërhyrjeve mjekësore estetike nga persona që nuk kanë kualifikim mjekësor, me çka do të forcojë standardet e sigurisë dhe cilësisë në këtë fushë.

"Iniciativa është për shkak të keqpërdorimit gjithnjë e më të shpeshtë të pajisjeve mjekësore në kontekst të nevojës së mbushësve hilauronik, neurotoksinës nga ana e personave jomjekësorë dhe shtimit të numrit të komplikimeve nga të njëjtat", thotë dr. Igor Peev nga Shoqata e Dermatovenereologëve.

Të tre shoqatat i kanë dërguar kërkesat e tyre deri te ministri dhe zëvendësministri i Shëndetësisë dhe deri te Komisioni parlamentar i Shëndetësisë.

Iniciativa përfshin edhe ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shëndetin publik, veçanërisht në segmentin e vjetërsisë dhe paqartësisë së tij, që në praktikë lejon aplikim jo të duhur dhe rrezikon shëndetin e pacientëve gjatë kryerjes së procedurave mjekësore nga personat jomjekësor. Si për shembull, në nenin 33 të Ligjit, nën aktivitetet që depërtojnë nën lëkurë, në të njëjtën kapelë vendosen, tatuazhet, pirsingu, akupunkturë dhe të ngjashme, së bashku me injektimin e fillerëve, procedurat me laser, liposuksionin dhe ndërhyrjet e tjera mjekësore.

"Ligji për momentin nuk përcakton se kush saktësisht (mund t'i kryejë këto ndërhyrje), ndërsa në një pjesë tjetër thotë tre specialitete. Ekzistojnë më shumë mënyra për ta rregulluar atë. Ne jemi të hapur për bashkëpunim, si kompani që prej shumë vitesh merret me këtë aktivitet, për të gjetur një mënyrë për t'i përcaktuar ato. Jo vetëm personat por edhe mënyra e kualifikimit të tyre, sepse jo çdo mjek është i kualifikuar dhe i kualifikuar për të punuar në fushën e mjekësisë estetike", tha dr. Peev.

Dr. Ilieva nga Shoqata për mjekësi estetike potencoi se pasojat e trajtimit joprofesional mund të jenë vërtet serioze.

"Duke filluar nga infeksionet e indeve, komplikimet e lëkurës që mund të çojnë deri te sepsa, bllokimin e mëtejshëm të enëve të gjakut që mund të çojnë në vdekjen e një pjese të indit me pasoja të përhershme, botulizmi dhe të tjera..., ndaj pasojat janë vërtet serioze. Për fat të keq, një pjesë e tyre janë edhe të kthyeshme ashtu siç është për shembull verbëria e cila mund të shkaktohet si pasojë e bllokimit të një ene gjakut", tha dr. Ilieva.

Me qëllim të ngritjes së vetëdijes dhe edukimit profesional, të shtunën, më 22 shkurt në Shkup do të mbahet Simpoziumi i gjashtë për mjekësi estetike me pjesëmarrje ndërkombëtare. Kjo ngjarje do të mbledhë ekspertët më të mirë nga vendi dhe rajoni, me qëllim shkëmbimin e përvojave dhe prezantimin e arritjeve më të fundit në fushën e mjekësisë estetike.

Nga Shoqata për mjekësi estetike potencojnë se është një degë e mjekësisë që kërkon ekspertizë të lartë dhe se me ndryshimet e propozuara në Ligjin për Shëndetin publik, pacientët do të mbrohen nga ndërhyrjet e kryera në mënyrë të pahijshme dhe do të vendosen rregulla të qarta se kush mund t'i kryejë këto lloj procedurash mjekësore.

Me simpozium krijohet një mundësi për zhvillim profesional dhe avancim të kësaj disipline mjekësore.

Shoqata e mjekësisë estetike u bën thirrje të gjithë palëve të interesuara , profesionistëve mjekësorë, institucioneve dhe mediave që të mbështesin këtë iniciativë me qëllim mbrojtjen e shëndetit publik dhe avancimin e standardeve profesionale në mjekësinë estetike. rq/

Foto: printskrin

 

Остани поврзан