• сабота, 21 февруари 2026

Mjegull në aksin rrugor Shkup - Tetovë

Mjegull në aksin rrugor Shkup - Tetovë

 Shkup, 15 janar 2026 (MIA) - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë kryesisht të thata. Dukshmëria është zvogëluar për shkak të mjegullës nga 50 deri në 100 metra në aksin rrugor Shkup - Tetovë.

 Të gjitha akset rrugore janë të kalueshme. Në disa akse rrugore që kalojnë nëpër prerje dhe gryka, janë të mundshme rrëshqitje të vogla dheu.

 NP Rrugët e Maqedonisë apelon për drejtim të kujdesshëm, respektim të sinjalistikës së vendosur të komunikacionit dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve në rrugë.

 Foto: MIA

 

Остани поврзан