Mjegull në disa akse rrugore
- Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Ulje të dukshmërisë për shkak të paraqitjes së mjegullës nga 50 deri 80 metra ka në aksin rrugë Shtip - Veles dhe Veles - Negotinë, deri në 100 metra në aksin rrugor Koçani - Shtip dhe deri 120 metra në akset rrugore Strumic vk Novosellë dhe Strumicë - Radovish.
Shkup, 24 janar 2025 (MIA) - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Ulje të dukshmërisë për shkak të paraqitjes së mjegullës nga 50 deri 80 metra ka në aksin rrugë Shtip - Veles dhe Veles - Negotinë, deri në 100 metra në aksin rrugor Koçani - Shtip dhe deri 120 metra në akset rrugore Strumic vk Novosellë dhe Strumicë - Radovish.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. ls/
Foto: MIA