• сабота, 22 февруари 2025

Mjegull në aksin rrugor nga fshati Lisec deri në Kodrën e Diellit

Mjegull në aksin rrugor nga fshati Lisec deri në Kodrën e Diellit

Shkup, 4 shkurt 2025 (MIA) - Për shkak të mjegullës, në aksin rrugor nga fshati Lisec drejt Kodrës së Diellit dukshmëria është zvogëluar deri në 30 metra, ndërsa qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, kryesisht në rrugë të thata, informon NP Rrugët e Maqedonisë.

Nga atje theksojnë se në akse të caktuara rrugore që kalojnë nëpër gryka dhe lugina janë të mundshme rrëshqitje më të vogla.

NP Rrugët e Maqedonisë apelon për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан