Mizo: Nëse një ose dy kompani planifikojnë të largohen nga Maqedonia e Veriut, nuk do të thotë se tjerat nuk do të zhvillohen ose të vijnë të reja
- Vetëm pse një ose dy kompani planifikojnë të largohen nga vendi nuk do të thotë se kompanitë e tjera nuk do të zhvillohen më tej ose se kompanitë e reja nuk do të vijnë përmes Maqedonisë së Veriut në tregun evropian, theksoi Viktor Mizo, menaxher i kompanisë "Kostal", në përgjigje të pyetjes së një gazetari për komentim mbi largimin e dy kompanive të huaja nga vendi.
Ohër, 11 nëntor 2025 (MIA) - Vetëm pse një ose dy kompani planifikojnë të largohen nga vendi nuk do të thotë se kompanitë e tjera nuk do të zhvillohen më tej ose se kompanitë e reja nuk do të vijnë përmes Maqedonisë së Veriut në tregun evropian, theksoi Viktor Mizo, menaxher i kompanisë "Kostal", në përgjigje të pyetjes së një gazetari për komentim mbi largimin e dy kompanive të huaja nga vendi.
Sipas Mizos, këto janë vendime të brendshme të këtyre kompanive dhe për këtë arsye ai nuk mund të komentojë mbi arsyet e largimit të tyre.
"Nga ajo që kam lexuar, ata po bëjnë një farë konsolidimi të portofolit të tyre në tregun evropian, dhe siç thash, industria evropiane është stagnim, por do të ketë fitues, por dhe kompani të cilët ndonjëherë nuk do të arrijnë të përshtaten mirë me atë që po ndodh në insdustrinë e automobilave. Por, fakti që ne vazhdojnë me investimet dhe ecim përpara tregon se ky është një vendim i mirë, i suksesshëm de i drejtë që kemi marrë si kompani për t'u zhvilluar në Maqedoni", tha Mizo.
Ai shtoi se "Kostal" me investime shtesë prej mbi 30 milionë euro vitin e ardhshëm planifikon të zgjerojë portofolin e saj si të klientëve ashtu edhe të produkteve.
"Ne besojmë se ajo që ishte planifikuar në vitet e kaluara, diku deri në vitin 2027 do të arrijmë të kemi eksport dhe qarkullim më të madh se 300 milionë euro dhe kështu do të pozicionohemi si një nga tre fabrikat-eksportuesit më të mëdhenj në industrinë e Maqedonisë së Veriut, por në të njëjtën kohë kjo do të thotë cilësi, vende të reja pune për mbi 200 të punësuar. Këtu do të ketë punëtorë normal që do të punojnë në prodhim, por edhe njerëz teknik që do të punojnë si inxhinierë, por edhe njerëz në aktivitete administrative - gjithçka që lidhet me financat, logjistikën, me cilësi. Pra, nga ajo anë presim që ky zhvillim të jetë një lajm pozitiv jo vetëm për rajonin, rajonin Ohër-Strugë, por edhe për të gjithë vendin, por në të njëjtën kohë kjo do të thotë një motiv për kompanitë e tjera që të përqendrohen dhe ta përdorin Maqedoninë në të gjithë procesin e tyre të zgjerimit", theksoi menaxheri i kompanisë "Kostal", Viktor Mizo, pas vizitës së kryeministrit Hristian Mickosi në këtë kompani. qa/
Foto: MIA