• сабота, 22 февруари 2025

Miteva për furnizimin e mundshëm të aeroplanit shtetëror: Është e papërgjegjshme që opozita aktuale nuk ka bërë asgjë për pronat shtetërore në vitet e fundit

Miteva për furnizimin e mundshëm të aeroplanit shtetëror:  Është e papërgjegjshme që opozita aktuale nuk ka bërë asgjë për pronat shtetërore në vitet e fundit

Shkup, 23 janar 2025 (MIA) - Është e papërgjegjshme të keni opozitë e cila viteve të fundit nuk ka bërë absolutisht asgjë në lidhje me pronat shtetërore dhe jo vetëm që nuk ka bërë asgjë, por edhe ajo që është bërë deri më tani e ka lënë si të harruar, theksoi në konferencën e sotme për mediat zëdhënësja qeveritare Marija Miteva, pasi këtë temë e hapi drejtori i Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta (SHPPP), Ivica Tomovski.

"Flasim si Qeveri për diçka që do të thotë përgjegjësi ndaj pronës shtetërore, por edhe përgjegjësi e cila nuk është personale ose individuale, por është për nevojat e shtetit. Është e papërgjegjshme të keni opozitë e cila viteve të fundit nuk ka bërë absolutisht asgjë në lidhje me pronën shtetërore. Jo vetëm që nuk ka bërë asgjë të re, por edhe ajo që ishte bërë deri më tani e la të humbur në kohë. Fakti është i pamohueshëm se kemi një president i cili humbi jetën në aksident të aeroplanit, fakti është i pamohueshëm se kemi një president ndaj të cilit ishte kryer tentim për atentat dhe fakti është i pamohueshëm se çdo shtet duhet të mendojë si t'i ulë këto rreziqe", deklaroi Miteva.

Ajo theksoi se për interesat shtetërore duhet të mendohet me mendje dhe përgjegjësi, ndërsa jo me politikë. 

Директорот на владината Служба за општи и заеднички работи (СОЗР), Ивица Томовски смета дека е потребно да се набави нов државен авион, па и половен, за службени патувања на владините функцио

Drejtori i Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta (SHPPP), Ivica Tomovski duke qenë mysafir të hënën në një televizion tha se duhet të mendohet për furnizimin e një aeroplani të ri shtetëror, madje edhe të përdorur, siç tha, aeroplani që kemi për momentin, ka vetëm gjashtë ulëse, është jopraktik për delegacione më të mëdha dhe shpesh herë prishet. 

"Nëse ne pretendojmë dhe duam të jemi një vend serioz, duhet të kemi një aeroplan të përshtatshëm, dhe aeroplani që kemi aktualisht ka vetëm gjashtë ulëse, është jopraktik për delegacionet më të mëdha dhe shpesh herë prishet, prandaj besoj se duhet ta konsiderojmë seriozisht blerjen e një aeroplani të ri, mbase aeroplan i përdorur, por jo më i vjetër se dy apo tre vjet dhe duhet të ketë një konsensus të përbashkët në mes të opozitës dhe qeverisë për këtë çështje", tha Tomovski, duke theksuar se është dakord që aeroplani qeveritar, "Lirxhet 60", nuk është shumë i vjetër, është blerë në vitin 2005 dhe mirëmbahet rregullisht, por theksoi se defektet ndodhin shumë shpesh. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан