• четврток, 17 октомври 2024

Miteva: Përparim i dukshëm në Drejtorinë e doganave, për vetëm tre muaj rritje e të hyrave për tre miliardë denarë

Miteva: Përparim i dukshëm në Drejtorinë e doganave, për vetëm tre muaj rritje e të hyrave për tre miliardë denarë

Shkup, 15 tetor 2024 (MIA) - Drejtoria e doganave në tre muajt e fundit ka arritur të mbledhë 24 për qind më shumë të ardhura nga detyrimet e importit dhe akcizat krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Kjo rritje është një tregues i qartë i angazhimit tonë për të përmirësuar gjenerimin e të ardhurave dhe për të siguruar zbatimin efektiv të politikave tona ekonomike", tha sot zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva.

Një e dhënë shumë e rëndësishme, shtoi ajo, është edhe gjendja me pagesën e cila është në rritje.

"Nga 1 korriku deri 8 tetor ka rritje të dukshme të inkasimit të të hyrave, të cilat arrijnë mbi 35 miliardë denarë. Kjo shifër paraqet rritje prej 3 miliardë denarë, që shënon rritje prej 9,2 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Kjo rritje thekson strategjitë tona efektive për mënyrën se si veprojmë dhe gjenerojmë të ardhura. Përmirësimet e bëra në proceset operacionale jo vetëm që përmirësojnë harmonizimin, por edhe forcojnë pozicionin tonë fiskal. Përveç kësaj, janë bërë përmirësime të konsiderueshme në masat për zbatim dhe rregullativë. Kontrollet e shtrënguara ishin arsye për rritjen mbresëlënëse prej 186 për qind të gjobave. Kjo tregon qasjen tonë të tolerancës zero ndaj shkeljeve dhe angazhimin tonë për të ruajtur një mjedis të drejtë tregtar”, njofton Miteva.

Sipas Qeverisë, këto arritje nuk janë thjesht shifra, por një angazhim për transparencë, llogaridhënie dhe mbrojtje të ekonomisë vendase.

"Qeveria vazhdon të punojë pa u lodhur për të inkurajuar një treg të drejtë dhe për të parandaluar aktivitetet e paligjshme. Do të vazhdojmë të investojmë në sistemet tona edhe në të ardhmen", tha Miteva. qa/

Foto: Qeveria e RMV-së

Тагови

Остани поврзан