• сабота, 22 февруари 2025

Misajlovski në takim të grupit të kontaktit për Ukrainën, fokusi në mbështetjen për Kievin

Misajlovski në takim të grupit të kontaktit për Ukrainën, fokusi në mbështetjen për Kievin

Shkup, 12 shkurt 2025 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes Vlado Misajlovski sot në Bruksel, në kuadër të takimeve të parapara të ministrave të mbrojtjes të Këshillit Veriatlantik të NATO-s, mori pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Ukrainën, i cili për herë të parë mbahet nën udhëheqjen e Mbretërisë së Bashkuar.

Siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, në takimin e udhëhequr nga Sekretari i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, Xhon Hili, ku morën pjesë ministra dhe përfaqësues të lartë nga rreth 50 vende, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rute dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kalas, u fokusua në mbështetjen e Ukrainës.

“Që nga fillimi i agresionit kundër Ukrainës, Qeveria e Maqedonisë deri më tani ka miratuar 15 vendime për ndihmë dhe mbështetje humanitare dhe ushtarako-teknike për popullin ukrainas dhe për Ukrainën si shtet që mbron pavarësinë dhe sovranitetin e saj territorial dhe vazhdimisht avokon për respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe rendit juridik”, qëndron në kumtesën,

Misajlovski nesër në Bruksel do të marrë pjesë në takimin e Këshillit Veriatlantik të NATO-s në nivel të ministrave të mbrojtjes dhe në takimin e Këshillit NATO-Ukrainë. ls/

Foto: Ministria e Mbrojtjes

 

Остани поврзан