• сабота, 22 февруари 2025

Misajllovski - Sajovic: Bashkëpunimi maqedono-slloven është shembull i aleancës dhe besimit të ndërsjellë

Misajllovski - Sajovic: Bashkëpunimi maqedono-slloven është shembull i aleancës dhe besimit të ndërsjellë

Shkup, 17 shkurt 2025 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski sot qëndron për vizitë zyrtare në Slloveni, ku me nderime më të larta shtetërore është pritur nga kolegu i tij slloven, ministri i Mbrojtjes Borut Sajovic.

Në kuadër të vizitës, ministri Misajllovski, siç njoftoi MM, ka realizuar takim kokë më kokë me Sajavic, pas së cilës janë mbahtur bisedime mes dy delegacioneve, ndërsa është nënshkruar edhe Plani për bashkëpunimin dypalësh mes dy vendeve për vitin 2025.

Misajllovski i ka vlerësuar marrëdhëniet maqedono-sllovene në pjesën e mbrojtjes si shembull për atë si duhet të bashkëpunojnë dy vende kryesisht mike dhe aleate, duke theksuar se ato bazohen kryesisht në respekt të ndërsjellë dhe besim të fuqishëm.

"Ne bashkëpunojmë në shumë fusha të mbrojtjes - mbrojtja ajrore, logjistika dhe prokurimet publike, inteligjenca ushtarake, inspektimi, NATO - procesi i planifikimit dhe shumë të tjera. Ushtarët tanë jo vetëm që ushtrojnë dhe stërviten së bashku, ata gjithashtu mbajnë së bashku barrën e mbrojtjes kolektive të Aleancës, duke shërbyer në forcën shumëkombëshe të NATO-s në Letoni. Kjo tregon unitetin tonë", theksoi Misajllovski në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin Sajovic.

Ministri i Mbrojtjes është përqendruar edhe në mbështetjen sllovene në luftën me zjarret verën e kaluar, me ç'rast ka theksuar se ajo është kurorë e bashkëpunimit dhe se "profesonalizmi i pjesëtarëve  të forcave të armatosura sllovene, policisë dhe mbrojtjes civile dhe sakrifica e tyre .... është e parë dhe shumë e çmuar".

Minisatri slloven Sajovic e ka vlerësuar bashkëpunimin në mbrojtje si "shumë të mirë" dhe ka dhënë mbështetje të fuqishme për anëtarëimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian, duke treguar se anëtarësimi në Union është i mirë edhe për jetesën edhe për sigurinë në rajon. mb/

Foto: MM

Остани поврзан