Misajllovski në sesionin e parë të Dialogut Strategjik me SHBA-në: Për më shumë se tre dekada, së bashku kemi zhvilluar kapacitete mbrojtëse, vazhdojmë me të njëjtin përkushtim edhe në të ardhmen
- Në kuadër të Dialogut Strategjik me SHBA-në e cila po realizohet në Uashington, ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajlovski, udhëhoqi sesionin e parë të bisedimeve kushtuar çështjeve të mbrojtjes dhe sigurisë, duke theksuar partneritetin e gjatë midis dy vendeve aleate e cila "përforcon aftësitë mbrojtëse dhe forcon paqen dhe sigurinë". Para përfaqësuesve të Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Misajlovski theksoi se bashkëpunimi në mbrojtje midis dy vendeve është në një nivel jashtëzakonisht të lartë, duke shtuar se ekziston potencial për një bashkëpunim edhe më të fortë dhe më gjithëpërfshirës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Shkup, 7 prill 2026 (MIA) - Në kuadër të Dialogut Strategjik me SHBA-në e cila po realizohet në Uashington, ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajlovski, udhëhoqi sesionin e parë të bisedimeve kushtuar çështjeve të mbrojtjes dhe sigurisë, duke theksuar partneritetin e gjatë midis dy vendeve aleate e cila "përforcon aftësitë mbrojtëse dhe forcon paqen dhe sigurinë". Para përfaqësuesve të Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Misajlovski theksoi se bashkëpunimi në mbrojtje midis dy vendeve është në një nivel jashtëzakonisht të lartë, duke shtuar se ekziston potencial për një bashkëpunim edhe më të fortë dhe më gjithëpërfshirës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Misajllovski, siç informuan nga kabineti i tij, dërgoi faleminderime për gjithë mbështetjen e dhënë nga ana e SHBA-së deri më tani dhe theksoi se ky partneritet strategjik është një faktor kyç në procesin e transformimit, përmirësimit, zhvillimit dhe modernizimit të kapaciteteve dhe aftësive tona mbrojtëse.
"Mbështetja e vazhdueshme nga SHBA-ja dhe aleatët e tjerë, përmes aktiviteteve të përbashkëta shtesë, mundëson zhvillim stabil dhe të qëndrueshëm të sigurisë, përputhshmërinë me standardet e NATO-s dhe përmbushjen e objektivave të aftësive të NATO-s", tha ai.

Në të gjitha këto 30 vitet e fundit, Misajllovski theksoi se përmes programeve kryesore të bashkëpunimit të sigurisë të SHBA-së të cilat përfshijnë aktivitete mes të cilave dhe grante, hua, furnizime etj. për vendet aleate, janë zbatuar 67 projekte blerjeje për nevojat e Armatës së Maqedonisë. Në mënyrë shtesë, është realizuar një numër i madh aktivitetesh të përbashkëta stërvitore, trajnime, stërvitje dhe edukim për personelin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe së Armatës.
"Momentalisht në proces janë 16 marrëveshje me SHBA-në të cilat përfshijnë pajisje për lloje të ndryshme të aftësive mbrojtëse dhe në përputhje me dokumentet strategjike dhe Planin afatgjatë të zhvillimit të aftësive mbrojtëse, po shqyrtojmë mundësi shtesë për zhvillim të vazhdueshëm dhe domethënës të bashkëpunimit me SHBA-në, thuhet në kumtesë.

Gjatë seancës së parë të sotme, Misajllovski foli edhe për buxhetin e mbrojtjes dhe planet për rritje, modernizim dhe pajisje gjatë 10 viteve të ardhshme, me qëllim arritjen e qëllimeve të dakorduara në Samitin e fundit në Hagë, përkatësisht investimin e 3,5 për qind të PBB-së në buxhetin e mbrojtjes dhe 1,5 për qind shtesë të PBB-së për aktivitete dhe projekte që lidhen me sigurinë deri në vitin 2035, dhe tregoi se Qeveria e Maqedonisë është seriozisht e përkushtuar për arritjen e qëllimeve të dakorduara.
"Investimet në mbrojtje janë të fokusuara strategjikisht në modernizim, përforcimin e ndërveprimit, gatishmërisë dhe rezistencës. Mbetemi plotësisht të përkushtuar ndaj realizimit të qëllimeve të NATO-s për kapacitete", nënvizoi Misajllovski.

Në kuadër të dialogut strategjik me SHBA-në, fokusi i të cilit është thellimi i partneritetit strategjik dhe bashkëpunimit afatgjatë në nivel të lartë, delegacioni qeveritar do të zhvillojë disa takime me përfaqësues të lartë të Departamentit të Shtetit, ku, përveç diskutimeve mbi mbrojtjen dhe sigurinë, do të diskutohet edhe bashkëpunimi ekonomik dhe energjetik. rq/
Foto: Ministria e Mbrojtjes