Misajllovski merr pjesë në takimin e ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel
- Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski sot në Bruksel merr pjesë në një takim me homologët e tij nga vendet anëtare të NATO-s, në të cilën tema kryesore janë përgatitjet për Samitin e Aleancës në Hagë në qershor, rritja e shpenzimeve për mbrojtjen, përforcimi i kapacitetit industrial mbrojtës transatlantik, gjendja në Ukrainë dhe fushata ruse për aktivitete destabilizuese.

Bruksel, 13 shkurt 2025 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski sot në Bruksel merr pjesë në një takim me homologët e tij nga vendet anëtare të NATO-s, në të cilën tema kryesore janë përgatitjet për Samitin e Aleancës në Hagë në qershor, rritja e shpenzimeve për mbrojtjen, përforcimi i kapacitetit industrial mbrojtës transatlantik, gjendja në Ukrainë dhe fushata ruse për aktivitete destabilizuese.
Takimi do të fillojë me mbledhjen e Këshillit Veriatlantik në nivel të ministrave të mbrojtjes, pas së cilës do të vijojë ceremonia e nënshkrimit të Letrave të qëllimeve dhe Memorandumeve për mirëkuptim për bashkëpunim shumëkombësh.
Dreka e punës e takimit ministror do të jetë në formë të mbledhjes joformale të Këshillit NATO-Ukrainë, ku do të marrin pjesë edhe ministri ukrainas i Mbrojtjes Rustem Umerov dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për punë të jashtme dhe politikë mbrojtëse Kaja Kallas.
Dje në prag të takimit të sotëm ministror u mbajt edhe mbledhje e Kontakt grupit për mbrojtje të Ukrainës, nikoqir i së cilës ishte sekretari shtetëror britanik i Mbrojtjes Xhon Hili dhe në të cilën morën pjesë ministrat dhe përfaqësuesit e lartë të 50-të vendeve, ndër të cilët edhe Misajllovski, si dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kallas.
Rute dje në konferencën për shtyp para takimit të sotëm, tha se Aleanca ka plane të qarta për të mbrojtur një miliardë qytetarët e saj, por nuk kemi gjithçka që nevojitet për zbatimin e tyre të plotë nëse kjo është e domosdoshme, prandaj duhet të vendosen qëllime të reja ambicioze për përforcimin e kapaciteteve të mbrojtjes që do të mundësojnë parandalimin dhe mbrojtjen.
Rute theksoi se vitin e kaluar anëtarët e NATO-s nga Evropa dhe Kanadaja kanë investuar 485 miliardë dollarë amerikan në mbrojtje, që është për gati 20 për qind rritje në krahasim me vitin 2023, si dhe pret shpenzime ende më të mëdha në mbrojtje këtë vit dhe investime shtesë për rishpërndarjen e drejtë të ngarkesës për mbrojtjen e Aleancës.
Sipas Rutes, në mbledhjen e Këshillit Veriatlantik ministrat do të fokusohen edhe në përforcimin e kapacitetit industrial mbrojtës, duke përfshirë edhe përmes Planit aksionar të përditësuar për prodhimtarinë mbrojtëse.
"Duhet të shkojmë më larg dhe më shpejtë", tha Rute duke theksuar nevojën urgjente nga rritja e kapaciteteve prodhuese përreth Aleancës.
Ai paralajmëroi se plotësisht në takim do të bisedohet për aktivitetet destabilizuese të Rusisë kundër aleatëve të NATO-s, duke përfshirë edhe përmes sabotazhit, përpjekjeve për atentat dhe sulme ndaj infrastrukturës kritike.
Pika kyçe e agjendës së mbledhjes joformale të Këshillit NATO-Ukrainë, do të jetë mbështetja e Aleancës dhe vendeve të saj anëtare për Kievin.
"Aleatët jo vetëm që i plotësuan premtimet e tyre. Ata dukshëm edhe i tejkaluan", tha Rute, duke theksuar se në Samitin e vitit të kaluar të NATO-s në Uashington, aleatët premtuan se në vitin 2024 Ukrainës do t'i japin 40 miliardë euro ndihmë në mbrojtje, ndërsa deri tani kanë siguruar mbi 50 miliardë euro, nga të cilat mbi gjysma vijnë nga vendet evropiane dhe nga Kanadaja.
Ndryshe, nga fillimi i agresionit rus ndaj Ukrainës, vendi ka marrë 15 vendime për ndihmë humanitare dhe teknike-ushtarake dhe mbështetje të Ukrainës në mbrojtjen e pavarësisë dhe integritetit territorial të saj. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s