Misajllovski: Fitore historike dhe bashkim i popullit, pason shumë punë dhe reflektim i rezultateve
- Maqedonia është e ngjyrosur me të kuqe. Nga Kërçova deri në Koçan, nga Bërvenica deri në Vallandovë. Qytetarët e bënë zgjedhjen e vërtetë. Me 54 komuna të fituara dhe Qytetin e Shkupit VMRO-DPMNE është fituesja absolute e këtyre zgjedhjeve lokale. Koalicioni qeveritar në këto zgjedhje dëshmoi se është më se stabil dhe legjitim, me gjithsej 66 komuna të fituara nga gjithsej 81. Nga kjo fitore e madhe është edhe përgjegjësi e madhe dhe obligim për punë dhe reflektim të rezultateve, kumtoi në konferencën e sotme për shtyp nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Vllado Misajllovski.
Shkup, 3 nëntor 2025 (MIA) - Maqedonia është e ngjyrosur me të kuqe. Nga Kërçova deri në Koçan, nga Bërvenica deri në Vallandovë. Qytetarët e bënë zgjedhjen e vërtetë. Me 54 komuna të fituara dhe Qytetin e Shkupit VMRO-DPMNE është fituesja absolute e këtyre zgjedhjeve lokale. Koalicioni qeveritar në këto zgjedhje dëshmoi se është më se stabil dhe legjitim, me gjithsej 66 komuna të fituara nga gjithsej 81. Nga kjo fitore e madhe është edhe përgjegjësi e madhe dhe obligim për punë dhe reflektim të rezultateve, kumtoi në konferencën e sotme për shtyp nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Vllado Misajllovski.
Ai u shprehi falënderim qytetarëve të cilët e mbështetën VMRO-DPMNE-në dhe koalicionin.
"Premtojmë se nuk do t'ju zhgënjejmë dhe shpërfytyrojmë. Fytyra jonë duhet të jetë e pastër, ndërsa atë do ta bëjmë me punë dhe me projekte. Fitore historike dhe bashkim i popullit në Kërçovë për ç'shkak ra edhe Fatmir Dehari dhe BDI është falënderim drejt secilit shqiptar, rom, turk, vlleh, serb, boshnjak, dhe gjithë të tjerëve të cilët e dhanë votën për Aleksandar Jovanovskin. bashkimi në Kërçovë është shembull se si do të ndërtohet Maqedonia. Fitore e madhe në Bërvenicë e Jovicës edhe përkundër të gjitha veprimeve që i ndërmori kundërkandidati i tij, Jovica dhe banorët e Bërvenicës korrën fitore të madhe. Edhe në Bërvenië, shqiptarët, romët, turqit, serbët, boshnjakët, dhe gjithë të tjerët, treguan se rrëfimet nacion aliste dhe etnike të disa strukturave të caktuara, bien në ujë. Sotir Llukrovski është kryetari i ri i komunës së Karposhit. Fitore e madhe dhe e rëndësishme në Karposh", potencoi Misajllovski.

Tehksoi se fitore korrën edhe në Qytetin e Shkupit, ndërsa Orce Gjorgjievski është kryetari i ri i kryeqytetit dhe këtu, siç tha, kemi me të vërtetë shumë punë.
I dëgjuam, siç tha, edhe qytetarët të cilët nuk dolën në zgjedhje dhe ata të cilët dolën dhe i bënë fletëvotimet e tyre të pavlefshme.
Linku drejt video materialit:
https://www.youtube.com/watch?v=0HRyLEylh-k
Foto: VMRO-DPMNE