• сабота, 22 февруари 2025

Mirakovska kërkoi dorëheqje nga Taravari për ngjarjet e fundit në shëndetësi

Mirakovska kërkoi dorëheqje nga Taravari për ngjarjet e fundit në shëndetësi

Shkup, 12 shkurt 2025 (MIA) - Deputetja e PRSD-së, Sonja Mirakovska në seancën e sotme qeveritare, në të cilën në rend dite është edhe parashtrimi i pyetjeve të opozitës, kërkoi dorëheqje të ministrit të Shëndetësisë, Arben taravari për ngjarjet e fundit në shëndetësi. Taravari u përgjigj se do të jepte dorëheqje nëse do t'i ndodhte Spitali modular, skandali në Onkologji dhe se nuk i ik përgjegjësisë, sepse ku të kthehet.

Mirakovska, e cila Taravarit i bëri tre pyetje, akuzoi se ka ndodhur një katastrofë humanitare me mungesën e terapisë biologjike në Klinikën e Onkologjisë. Ajo theksoi se sipas OBSH-së qasja e regullt në këtë terapi e rrit shansin e mbijetesës së pacientëve nga 30 deri në 40 për qind, dhe se ka ndodh lëshim sistemik që e ka rrezikuar këtë shansë për jetesë.    

Sipas saj, ky rast është minim i besimit në përgjithësi në shëndetësi.

Ministri Taravari kësaj iu përgjigj se për fat të keq në Onkologji ka ndodh që pacientët të mos kenë vetëm dhjetë ditë terapi, për dallim, siç tha, kur kanë qenë ata në pushtetit, kur nga viti 2018 deri në vitin 2022 ministri i Shëndetësisë ka qenë lideri i LSDM-së, tre herë ka ndodh që të mos ketë terapi biologjike me muaj.

"Pse ka ndodh kjo - jo për shkak se kemi më pak terapi biologjike, por se kërkesa ka qenë më e madh sepse incidenca e karcinomit është rritur për shtatë deri në dhjetë për qind. Dhe nuk kemi mundur të parashikojmë se do të rritet për kaq", u përgjigj Taravari.

Tha se edhe nuk ka regjistër të pacientëve onkologjikë

"Ju këtë mund ta kishit bërë këtë për shtatë vjet, tani do të fillojmë ne, me qëllim që të kemi largpamësi. Kur na kritikoni si shëndetësi, vetëm kujtoni Spitalin Modular në Tetovë dhe atë që ndodhi në Onkologji, duke mos u dhënë ilaçe njerëzve, por duke u dhënë vitamina dhe ujë si pjesë e terapisë së tyre", theksoi Taravari.

Deputetja Mirakovska foli edhe për shkallën e shtuar të vdekshmërisë në Klinikën e Pediatrisë, duke pyetur Taravarin nëse do të kërkonte ndihmë nga jashtë nëse nuk mund ta përballojnë këtë.

Taravari lidhur me këtë tha se mortaliteti në Pediatri ka qenë dyfish më i madh në periudhën nga viti 2018 deri në vitin 2022, kur ministër i Shëndetësisë ka qenë lideri i LSDM-së.

Mirkovska u përqendruja edhe në projektin për Qendrën e re klinike, duke e akuzuar Taravarin se vendimi i tyre që Spitali i përgjithshëm "8 Shtatori" të bëhet qendër rajonale nuk paraqet reformë dhe nuk do të kontribuojë në cilësinë e shërbimeve shëndetësore.

Taravari, nga ana e tij, u përgjigj se nuk duhet pritur asnjë spektakël në shëndetësi për 7 deri në 8 muaj.

"Por po ju kujtoj - 600 specializantë që kërkonin zgjidhje për 10 vjet, ministri juaj arriti t'i punësonte të paktën 100 prej tyre, tani nuk ka specializantë që nuk është zgjidhur, 1200 kontrata tani do të marrin zgjidhje. Ne kemi nënshkruar marrëveshje kolektive në shëndetësi, duke rritur pagat e mjekëve dhe personelit sekondar mjekësor", tha Taravari.

Ai thotë se nuk kanë paralajmëruar Qendër të re Klinike, por se do të punojnë në Strumicë, Shtip dhe Shën Erasmo, ndërsa për Qendrën klinike kanë thënë se kur të kenë vizion se si dhe ku do ta thonë. mb/

Foto: printksrin

Тагови

Остани поврзан