• четврток, 10 април 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Mirënjohje nga presidentja Siljanovska Davkova për shtetet të cilat ndihmuan pas tragjedisë në Koçan

Mirënjohje nga presidentja Siljanovska Davkova për shtetet të cilat ndihmuan pas tragjedisë në Koçan

Shkup, 2 prill 2025 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova në emër të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe në emrin e saj personal shprehi falënderimet më të sinqerta për të gjitha shtetet mike që në çastet e tragjedisë nacionale, shkaktuar nga apokalipsi në Koçan, ofruan dhe akoma ofrojnë ndihmë, të udhëhequr nga parimet e solidaritetit dhe hum,anizmit, kumtoi Kabienti i presidentes së vendit.

Në kumtesë kabienti thekson se angazhimi i ekipeve të tyre mjekësore, gatishmëria e aeroplanëve dhe helikopterëve për intervenim urgjent, hapja e institucioneve shëndetësore për qytetarët e lënduar, si dhe aktivizimi i Mekanizmit evropian për ndihmë civile, "dërguan porosi të qartë dhe të fuqishme se në çastet më të vështira nuk jemi vetëm".

Уште 12 повредени во пожарот во Кочани вечерва со авион се префрлени на лекување во Белград. Четворица од нив ќе бидат хоспитализирани во Воено медицинската академија, а осум во Универзитетск

"Ato e ndanë dhimbjen me ne, ndërsa kujdesi i tyre u bë ilaçi ynë i përbashkët. E ndjemë fuqinë e miqësisë së vërtetë përmes pranisë dhe mbështetjes së tyre, që do të mbetet e rrjetëzuar në memorien kolektive të popullit tonë. Është pikëlluese që përmes dhimbjes dhe humbjes së pakompensueshme e njohëm lidhjen thelbësore me botën dhe ndjenjën e thellë të përkatësisë, diçka që nuk duhej të ishte fryt i tragjedisë", ceket në kumteësn nga Kabineti i presidentes.

Siç theksojnë, nga zemra jemi mirënjohës, asnjëherë nhuk do ta harrojmë ndihmën nga. Republika e Serbisë, Republika e Bullgarisë, Republika e Turqisë, Republika helene, Mbretëria e Spanjës, Republika e Austrisë, Hungaria, Republika e kroacisë, Mbretëria e belgjikës, Republika e Italisë, Republika e Lituanisë, Republika e Sllovenisë, Mbretëria e Suedisë, Republika e Polonisë, Shteti i Izraelit, Republika e Çekisë, Mbretëria e Bashkuar, Republika Federale e Gjermanisë, Principata e madhe e Luksemburgut, Mbretëria e Norvegjisë, Rumania, Republika e Shqipërisë, Bosnja e Hercegovina, Mbretëria e Holandës, Republika e Finalndës, Republika franceze, Bashkimi Evropian". ab/

Foto: МIА arkivi

 

 

Остани поврзан