Aleanca për Shqiptarët: Programet Arsimore Evropiane Erazmus+ në duart e një antishqiptari dhe antievropiani
- Edhe një antishqiptar dhe antieuropian po shpërblehet nga Qeveria jolegjitime VMRO-VLEN. Petar Bogoevski, i njohur për thirjet dhe shkrimet e tij plot me gjuhë të urrejtjes kundër shqiptarëve dhe kundër vetë Bashkimit Europian është emëruar drejtor në Agjencinë Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet.

Shkup, 10 prill 2025
Edhe një antishqiptar dhe antieuropian po shpërblehet nga Qeveria jolegjitime VMRO-VLEN. Petar Bogoevski, i njohur për thirjet dhe shkrimet e tij plot me gjuhë të urrejtjes kundër shqiptarëve dhe kundër vetë Bashkimit Europian është emëruar drejtor në Agjencinë Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet.
Ky vendim i Qeverisë po dëshmon se tanimë në Maqedoninë e Veriut mund të avancohesh vetëm nëse je kundër shqiptarëve ose shqiptar vasal që gëlltit dhe legjitimon projektet kundër kombit tënd.
Emrimi i Bogoevskit është edhe në kundërshtim të plotë me orientimin e deritanishëm europian të vendit dhe dëshmon se Maqedonia e Veriut po merr një kahje tjetër ndryshe nga ajo e ndërtuar me dekada dhe shumë mund.
Sot nga përfaqësuesit shqiptarë në Qeverinë monoetnike dhe jolegjitime, u legjitimuan thirjet "Shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur", "Shqiptarët janë kafshë të papërjetuara" dhe të ngjashme.
Ky është një turp dhe goditje më e rëndë që ju bëhet shqiptarëve, marëdhënieve ndërmjet bashkësive në vend dhe vetë sistemit arsimor në përgjithësi.
Aleanca për Shqiptarët
___________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.