• петок, 05 декември 2025

Ministrja Janevska do ta prezantojë strategjinë për arsimin 2026-2032

Ministrja Janevska do ta prezantojë strategjinë për arsimin 2026-2032

Shkup, 24 nëntor 2025 (MIA) – Në Qeveri sot do të mbahet punëtori e validimit për strategjinë për arsimin 2026 – 2032, në të cilën do të flasë ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska dhe përfaqësues të shumë institucioneve, organizata partnere vendore dhe ndërkombëtare. 

“Versioni i Strategjisë së Arsimit 2026-2032 që do të prezantohet është përgatitur gjatë gjashtë muajve të fundit. Ai do të publikohet në sistemin ENER të qeverisë, duke i dhënë publikut të gjerë mundësinë të marrë pjesë në krijimin dhe miratimin e dokumentit strategjik përfundimtar që do të vazhdojë zhvillimin e sistemit kombëtar të arsimit”, informon shërbimi i shtypit i qeverisë. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан