Ministrja e Financave Dimitrieska-Koçoska do të marrë pjesë në Samitin Ekonomik të Stambollit 2025
- Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska nesër dhe pasnesër do të marrë pjesë në Samitin Ekonomik të Stambollit 2025. Në Samitin në Stamboll, Turqi do të marrin pjesë përfaqësues të lartë të qeverive, organizatave ndërkombëtare, sektorit afarist, si dhe komunitetit akademik.
Shkup, 10 dhjetor 2025 (MIA) - Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska nesër dhe pasnesër do të marrë pjesë në Samitin Ekonomik të Stambollit 2025. Në Samitin në Stamboll, Turqi do të marrin pjesë përfaqësues të lartë të qeverive, organizatave ndërkombëtare, sektorit afarist, si dhe komunitetit akademik.
Ministrja nesër në hapjen e samitit do të ketë fjalim hyrës me temë "Ekuilibri i ri dhe bashkëpunimi global", në të cilin do t’i potencojë sfidat aktuale të ekonomisë globale dhe rëndësinë e krijimit të lidhjeve ekonomike të fuqishme dhe rezistente.
Pasnesër, ndërkaq, ajo do të mbajë fjalim në panelin e diskutimit “Kahjet e reja të financave globale: ekuilibrat e reja, valutat dixhitale dhe aleancat ekonomike”, kushtuar të ardhmes së sistemeve financiare, rolit të rritjes së valutave dixhitale dhe zhvillimit të partneriteteve ekonomike midis vendeve.
Fokusi i samitit, siç informojnë nga Ministria e Financave, është determinuar në politikat ekonomike për rritjen e qëndrueshme, përforcimin e bashkëpunimit ekonomik midis vendeve dhe zhvillimin e partneriteteve të reja.
Në këtë samit do të diskutohet mbi ekonominë globale, zhvillimin e qëndrueshëm dhe ekonominë e gjelbër, energjetikën dhe financat, transformimin dixhital, si dhe rolin e arsimit në tërheqjen e investimeve të huaja.
Pjesëmarrja e ministres do të mundësojë shkëmbimin e përvojave me aktorët kryesorë ekonomikë dhe politikë në nivel global.
Foto: Arkivi i MIA-s