Ministrja britanike e Punëve të Brendshme përgatit "ndryshime radikale" në sistemin për azil
- – Ministrja britanike e Punëve të Brendshme, Shabana Mahmud premtoi se do të “vendosë rend” në sistemin për azil të Britanisë së Madhe përmes “ndryshimeve radikale” të frymëzuara nga qasja e Danimarkës, informon DPA.
Londër, 16 nëntor 2025 (MIA) – Ministrja britanike e Punëve të Brendshme, Shabana Mahmud premtoi se do të “vendosë rend” në sistemin për azil të Britanisë së Madhe përmes “ndryshimeve radikale” të frymëzuara nga qasja e Danimarkës, informon DPA.
Mahmud do të prezantojë një varg reformash në sistemin për azil para Dhomës së Poshtme të hënën, që do ta bëjë vendin më pak tërheqës për emigrantët e jashtëligjshëm dhe do ta lehtësojë dëbimin e tyre.
Ministria e Punëve të Brendshme të Britanisë së Madhe i ka përshkruar masat për të shtrënguar kontrollet e azilit si reformën më të gjerë të këtij lloji në historinë moderne. Ministria thotë se ndryshimet do të sigurojnë që Britania e Madhe të mos jetë më një i huaj ndërkombëtar në këtë fushë. Ministria e Punëve të Brendshme e Britanisë së Madhe, thotë gjithashtu se ofertat e reja për azilkërkuesit janë më bujare se ato të fqinjëve të saj më të afërt evropianë, ku kontrollet po shtrëngohen.
Mahmud ka për qëllim ta heqë detyrimin ligjor për sigurimin e mbështetjes për azilkërkuesit, të vendosur në vitin 2005 sipas ligjit të BE-së.
"Ky vend ka një traditë krenare për të mirëpritur njerëzit që ikin nga rreziku, por bujaria jonë po tërheq emigrantë të paligjshëm përmes La Manshit. Shpejtësia dhe shkalla e migrimit po ushtron presion të madh mbi bashkësitë", tha Mahmud. "Javën e ardhshme do të ndodhin ndryshimet më radikale në sistemin tonë të azilit në gjeneratat e fundit. Ne do të rivendosim rendin dhe kontrollin në kufijtë tanë", shtoi ministrja e Punëve të Brendshme.
Përfaqësues të lartë nga Ministria e Punëve të Brendshme u dërguan në Kopenhagë në fillim të këtij viti për të shqyrtuar politikën daneze të azilit. Danimarka e ka ulur numrin e kërkesave për azil në nivelin më të ulët në 40 vjet dhe ka dëbuar me sukses 95% të azilkërkuesve të refuzuar. Në të njëjtën kohë, ajo mbetet nënshkruese e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Mahmud do të publikojë se statusi i refugjatit do të bëhet i përkohshëm dhe do të jetë mjet i revizionit të rregullt. Refugjatët do të riatdhesohen sapo vendet e tyre amë të konsiderohen si të sigurta.
Sipas rregullave të deritanishme, personave që u është ndarë statusi refugjat mund ta gëzojnë pesë vjet, pas çka mund të aplikojnë për qëndrim të përhershëm dhe ta fillojnë rrugën drejt marrjes së shtetësisë britanike. fc/