• сабота, 22 февруари 2025

Ministria e Vetëqeverisjes Lokale fillon vizita në terren për hartimin e sfidave në komuna

Ministria e Vetëqeverisjes Lokale fillon vizita në terren për hartimin e sfidave në komuna

Shkup, 6 shkurt 2025 (MIA) - Ministria e Pushtetit Lokal fillon me vizita në terren në komunat e quajtura "Ku zemra është shtëpi" me qëllim shkëmbimin e përvojavem propozimeve dhe iseve me kryetarët e komunave, këshiltarëve dhe sektorit civil. Këto të dhlna kanë për qëllim hartimin e sfidave me të cilat përballen komunat dhe gjetjen e zgjidhjeve adekuate dhe progresin e tyre.

Sip informoi në brifingun e sitëm me gazetarët, ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski përkujtoi se vizitat do të zhvillohen në tri faza, gjegjësisht takime me kryetarin e komunës dhe me anëtarët e Këshillit në komunë, takime me organizata joqeveritare, sektorin e biznesit dhe punonjësit sportiv dhe qytetarëve të interesuar dhe inspektim në terren të projekteve të financuara me para nga buxheti qendror.

Vizita e parë do të bëhet nesër në Komunën e Aerodromit, ndërsa të shtunën do të ketë takime me sektorin civil, joqeveritar dhe atë të biznesit në Shkollën fillore "Luben Llape". Të dielën bashkë me kryeministrin do të bëhet inspektim i një projekti prapa qendrës tregtare "Kapitol Moll", në vlerë prej pothuajse 46 milionë denarëve.

Komuna e radhës në axhendë është Gazi Baba, ku vizitat do të nisin më 14 shkurt. Vizita janë planifikuar edhe në komunat e Gjorçe Petrovit, Çairit, si dhe në komunat tjera jashtë Shkupit, përfshirë Koçanin, Ohrin, Manastirin, Tetovën, Strumicin, Kavadarin, Velesin, Kumanovën, Shtipin dhe Prilepin.

Në manifestimin e sotëm për promovimin e iniciativës, kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se procesi i koordinuar nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale do të zhvillohet në mënyrë transparente me qëllim që qytetarët të njoftohen nga afër me aktivitetet.

Sipas ministrit Perinski, pikërisht përmes kontaktit të drejtpërdrejtë dhe ndërtimit të partneritetit në mes të qeverisë dhe qytetarëve do të gjenden mekanizmat dhe zgjidhjet e duhura për pengesat me të cilat ballafaqohen komunat.

Paraprakisht, ministri informoi se javën e ardhshme do të shpallet thirrja e dytë për mbështetje të projekteve kapitale infrastrukturore të komunave, pasi Qeveria në seancën e sotme filloi procedurën për thirrjen me të cilën do të vihen në dispozicion mjetet deri në 15 miliardë denarë.

Në thirrjen e kaluar, përkujtoi ai, 78 komuna kanë pranuar 288 projekte me vlerë të përgjithshme prej mbi 73 milionë euro, ndërsa përmes Ministrisë së Transportit janë ndarë 800 milionë denarë për financimin e një programi të veçantë për ndihmë të komunave. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан