• сабота, 21 февруари 2026

Ministria e Transportit: Të gjitha rrugët shtetërore janë të kalueshme dhe të sigurta për qarkullim

Ministria e Transportit: Të gjitha rrugët shtetërore janë të kalueshme dhe të sigurta për qarkullim

Shkup, 21 janar 2026 (MIA) - Të gjitha rrugët shtetërore janë të kalueshme dhe të sigurta për qarkullim. Komunikacioni po zhvillohet pa pengesa, por për shkak të të reshurave të borës, rekomandohet vozitje e kujdesshme, informoi Ministria e Transportit.

Siç njoftojnë ekipet e NP "Rrugët e Maqedonisë", ata janë plotësosht të ekipuar, është vënë në dispozicion mekanizmi i nevojshëm dhe fuqia punëtore dhe në vazhdimësi në terren po bëhet pastrimi i borës. Në bashkëpunim me NP për rrugë shtetërore dhe Ministria e Transportit, bëhen aktivitete të koordinuara me qëllim që të sigurohet zhvillimi i papenguar dhe i sigurt i komunikacionit. 

"Edhe krahas drejtimit të kujdesshëm dhe të ndërgjegjshëm të automjeteve, rekomandohet përdorimi i pajisjes dimërore, respektim i sinjalizimit të vendosur në trafik dhe shpejtësi e përshtatur në pajtim me kushtet në rrugë.

Po ashtu, rekomandohet informimi me kohë nga ana e të gjitha qendrave informative për kushtet dhe komunikacionin në rrugët shtetërore, njoftojnë nga Ministria e Transportit.

Prej aty theksojnë se aktivitetet e koordinuara të institucioneve kompetente vazhdojnë edhe gjatë periudhës së ardhshme, me qëllim, siç thonë, të sigurohet zhvillim i papenguar dhe i sigurt i komunikacionit. bsh/

Foto: Ministria e Transportit

Остани поврзан