Ministri Mucunski për vizitë pune në Australi
- Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski, nga nesër deri më 13 shkurt të vitit 2025 do të qëndrojë për vizitë pune në Australi, që paraqet vizitën e tij të parë si ministër i Punëve të Jashtme të Maqedonisë pas pushimit prej 15 vitesh.

Shkup, 5 shkurt 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski, nga nesër deri më 13 shkurt të vitit 2025 do të qëndrojë për vizitë pune në Australi, që paraqet vizitën e tij të parë si ministër i Punëve të Jashtme të Maqedonisë pas pushimit prej 15 vitesh.
Siç kumtuan sot nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, në kuadër të agjendës politike intensive, është planifikuar takim me ministren e Punëve të Jashtme të Australisë, Peni Vong (Penny Wong), në të cilën do të konfirmohen marrëdhëniet dypalëshe të mira dhe miqësore, si dhe mundësitë për thellimin e tyre të mëtejshëm, veçanërisht në plan ekonomik. Në takim pritet edhe shkëmbimi i mendimeve për çështjet aktuale ndërkombëtare.
Përveç takimeve politike, informojnë nga Ministria, agjenda e Mucunskit përfshin aktivitete për promovimin ekonomik të vendit, si dhe takime të shumta me pronarë të shquar dhe përfaqësues të sektorit të biznesit. Në kuadër të vizitës, ministri Mucunski do të realizojë takim edhe me biznesmenët e Maqedonisë dhe të Australisë, si dhe me anëtarë të Grupit për miqësi me vendin tonë në Parlamentin e Australisë.
"Në fokus të vizitës do të jetë edhe takimi me përfaqësuesit e diasporës së Maqedonisë në Australi. Ministri do të japë edhe intervistë për radion shtetërore SBS në gjuhën maqedonase, në të cilën do të kthehet në politikat dhe prioritetet aktuale në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve", shtohet në kumtesë. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s