Ministri Mucunski në Konferencën e 11-të evropiane në Universitetin Harvard
- Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski do të marrë pjesë në Konferencën e 11-të evropiane në Universitetin Harvard, me titull "Lider apo ëndërrimtar? Roli i Evropës në rendin e fragmentuar botëror", që mbahet sot dhe nesër në Boston të SHBA-së.

Shkup, 31 janar 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski do të marrë pjesë në Konferencën e 11-të evropiane në Universitetin Harvard, me titull "Lider apo ëndërrimtar? Roli i Evropës në rendin e fragmentuar botëror", që mbahet sot dhe nesër në Boston të SHBA-së.
Siç kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, ministri Mucunski do të flasë në panel-diskutimin "Roli i Evropës në diplomacinë globale - ndërlidhja e Ballkanit dhe më gjerë", ku do të flasë për rëndësinë e perspektivës evropiane në rajon, si dhe për mundësitë për përforcim të bashkëpunimit diploamtik në kontekstin ndërkombëtar.
Konferenca evropiane e harvardit është një prej ngjarjeve më të rëndësishme për dialogun transatlantik dhe për Evropën në SHBA. Qëllimi themelor i konferencës është prëforcimi i marrëdhënieve transatlantike përmes bashkimit të shkencëtarëve kryesorë, kreatorëve të politikave, ldierëve dhe studentëve nga të dyja anët e Atlantikut. Ngjarja paraqet mundësi unikate për bartësit e vendimeve dhe akadmeikëve, së bashku me liderët e ardhshëm, të këmbejnë ide dhe të identifikojnë drejtime të reja për bashkëpunim dhe veprim. ab/
Foto: Ministria e Punëve të jashtme dhe Tregtisë së Jashtme