Ministri Mucunski i vazhdon vizitat me sektorin e biznesit, sot takim me Odën ekonomike
- Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, Timço Mucunski sot ka realizuar takim me përfaqësues të Odës ekonomike të Maqedonisë së Veriut, të udhëhequr nga kryetari Branko Azeski.
Shkup, 14 janar 2026 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, Timço Mucunski sot ka realizuar takim me përfaqësues të Odës ekonomike të Maqedonisë së Veriut, të udhëhequr nga kryetari Branko Azeski.
Në takimin janë shqyrtuar iniciativat dhe format konkrete të përkrahjes për kompanitë e orientuara në eksport, duke përfshirë edhe organizimin e vizitave tematike me pjesëmarrje aktive të komunitetit afarist, avancimin e komunikimit me përfaqësitë diplomatike-konsullare, si dhe promovimin e kapaciteteve eksportuese të kompanive vendore para korit diplomatik në vend.
Mucunski theksoi se qëllimi i këtyre takimeve është drejtpërdrejtë të dëgjohen qëndrimet dhe mendimet e odave, si dhe të merren iniciativa konkrete për përkrahje të kompanive, përforcimin e diplomacisë ekonomike dhe avancimin e eksportit, gjë që drejtpërdrejtë kontribuon ndaj përforcimit të ekonomisë dhe përshpejtimit të zhvillimit ekonomik.
Ministria e Punëve të Jashtme kumtoi se janë konfirmuar bashkëpunimi i deritanishëm i shkëlqyeshëm dhe kënaqësia e shprehur e ndërsjellë nga rezultatet e arritura, me ç'rast u bisedua edhe për thellimin e tij të mëtejshëm, me qëllim sigurimin e përfitimeve konkrete për kompanitë dhe ndikimin pozitiv ndaj zhvillimit ekonomik të shtetit.
Duke theksuar rëndësinë e misioneve diplomatike dhe konsullore dhe rrjetit diplomatik në tërësi, kryetari i Odës ekonomike, Azeski theksoi se iniciativat për forcimin e diplomacisë ekonomike vijnë në kohën e duhur, me qëllim mbështetjen e ekonomisë dhe rimëkëmbjes ekonomike, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme.
Në takim u diskutuan edhe iniciativa dhe ngjarje specifike të planifikuara për periudhën në vijim, si mundësi për bashkëpunim të mëtejshëm midis Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme dhe Dhomës së Tregtisë.
"Duke theksuar rëndësinë e misioneve diplomatike-konsullore dhe rrjetit diplomatik në tërësi, kryetari i Odës ekonomike theksoi se iniciativat për përforcimin e diplomacisë ekonomike vijnë në kohën e duhur, me qëllim mbështetjen e ekonomisë dhe rimëkëmbjes ekonomike", njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme.
Në takim u shqyrtuan edhe iniciativa dhe ngjarje konkrete, të planifikuara për periudhën e ardshme, si mundësi për bashkëpunim të mëtejshëm midis Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme dhe Odës ekonomike. bsh/
Foto: MPJdheTJ