• сабота, 22 февруари 2025

Ministri Misajllovski për vizitë zyrtare në Slloveni

Ministri Misajllovski për vizitë zyrtare në Slloveni

Shkup, 17 shkurt 2025 (MIA) – Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski me ftesë të homologut të tij slloven, Borut Sajovic sot po qëndron për vizitë zyrtare në Slloveni. Në Lubjanë, Misajllovski do të takohet edhe me presidenten e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. 

Pas ceremonisë solemne në Ministrinë e Mbrojtjes, ministrat Misajllovski dhe Sajovic do të kenë takim tet-a-tet, pas çka është paraparë takim i dy delegacioneve. Në Lubjanë do të nënshkruhet edhe Plani për bashkëpunim dypalësh mes të dy vendeve për vitin 2025.

Është paraparë që ministri Misajllovski në varrezat në Zhale në Lubjanë, të vendosë lule për nder të luftëtarëve të rënë sllovenë në Luftën dhjetëditëshe në vitin 1991. 

Në vilën Podrozhnik, Misajllovski do tu ndajë mirënjohje pjesëtarëve të policisë sllovene të cilët ishin përfshirë në mënyrë aktive në luftën me zjarret në territorin e Maqedonisë së Veriut verën e kaluar. fc/

 

Остани поврзан