• петок, 05 декември 2025

Ministri Lutkov do të drejtohet në sesionin e 43-të të Konferencës së përgjithshme të UNESKO-s në Samarkand

Ministri Lutkov do të drejtohet në sesionin e 43-të të Konferencës së përgjithshme të UNESKO-s në Samarkand

Shkup,4 nëntor 2025 (MIA) - Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov e kryeson delegacionin e RMV-së në Konferencën e 43-të të përgjithshme të UNESKO-s, i cili që nga 30 tetori deri më 13 nëntor mbahet në Samarkand, Republika e Uzbekistanit.

Lutkov nesër në Qendrën kongrese "Rruga e mëndafshtë" në Samarkand do të drejtohet në debatin dedikuar politikave të përgjithshme të Organizatës, në të cilën marrin pjesë mnistra dhe përfaqësues të vendeve-anëtare të UNESKO-s.

Siç njofton Ministria, në Konferencën e përgjithshme marrin pjesë përfaqësues të mbi 200 vende dhe organizata ndërkombëtare.

Gjatë sesionit dyjavor, do të miratohen dokumente të rëndësishme që përcaktojnë buxhetin dhe programin e punës së UNESKO-s për periudhën e ardhshme, ndërsa vendet-anëtare do të zgjedhin edhe anëtarët e Bordit ekzekutiv. Pritet që gjatë Konferencës të emërohet një drejtor i ri i Organizatës. Mbajtja e Konferencës në Samarkand është me rëndësi të veçantë sepse, siç theksohet, për herë të parë në më shumë se katër dekada, Konferenca e përgjithshme e UNESKO-s po mbahet jashtë selisë së Organizatës në Paris. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан