• сабота, 22 февруари 2025

Ministri Ljutkov kumtoi se Gjevgjelia është Qytet i kulturës për vitin 2025

Ministri Ljutkov kumtoi se Gjevgjelia është Qytet i kulturës për vitin 2025

Gjevgjeli, 6 shkurt 2025 (MIA) - Gjevgjelia është qytet i kulturës në vend për vitin 2025, kumtoi sot ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov, në konferencën për shtyp që u mbajt në këtë qytet.

Sipas ministrit, kjo mirënjohje nuk është vetëm nder, por edhe obligim dhe me atë rast theksoi se Gjevgjelia për herë të dytë është qytet i kulturës, pas vitit 2011.

Shtoi se Gjevgjelia me lokacionin  e vet dhe bukuritë nytarore tërheqë turistë të shumtë, ndërkaq tani, me statusin e Qytetit të kulturës, do të ofrojë përvoja të reja dhe mundësi për t'u kënaqur.

Sipas kryetarit të komunës së Gjevgjelisë, Andon Saramandov, kjo mirënjohje është motiv më shumë të tërhiqet numër i madh i turistëve, por edhe të jetë impuls shtesë për zhvillim të ekonomisë dhe bizneseve të vogla, posaçërisht ato të cilat i zhvillojnë të rinjtë.

Ministri Ljutkov dhe kryetari i komunës Saramandov sot e vizituan edhe Çarshinë e Vjetër për restaurimin e së cilës Qeveria investoi mbi 40 milionëd enarë, ndërsa Gjevgjelia fitoi dimension të ri vizual dhe funksional. ab/ 

Foto: МIА

Остани поврзан