Ministri iranian i punëve të jashtme nuk do të marrë pjesë në forumin në Davos për shkak të shtypjeve, publikuan organizatorët
- Ministri iranian i punëve të jashtme, Abas Aragçi nuk do të marrë pjesë në Forumin botëror ekonomik në Davos për shkak të shtypjes së protestuesve në Republikës Islamike, kumtuan organizatorët.
Davos, 19 janar 2026 (MIA) - Ministri iranian i punëve të jashtme, Abas Aragçi nuk do të marrë pjesë në Forumin botëror ekonomik në Davos për shkak të shtypjes së protestuesve në Republikës Islamike, kumtuan organizatorët.
"Edhe pse ftesa e tij ishte dërguar vjeshtën e kaluar, duke e marrë parasysh humbjen tragjike të jetëve në Iran javën e kaluar, qeveria në Teheran nuk mund të prezantohet në forum", shënoi SEF në X. Pritej që Aragçi të marrë pjesë në një ngjarje të caktuar për nesër.
Nga fillimi i protestave në Iran, rreth 4.000 njerëz u vranë, sipas të dhënave të Agjencisl Informative të Aktivistëve për të Drejtat e Njeriut (HRANA), organizatë joqeveritare amerikane. Prej atëherë, është konfirmuar se kanë humbur jetën 3.919 persona - prej tyre 3.685 demonstrantë dhe 178 pjesëtarë të forcave të sigurisë: në të njëjtën kohë, po sqarohen rrethanat e vdekjes së 9.000 njerëzve tjerë.
Ato shifra nuk mund të konfirmohen në mënyrë të pavarur.
Gazeta britanike "Sandej tajms" publikoi se mes 16.500 dhe 18.000 njerëz u vranë. Shifrat bazohen në informatat nga tetë klinikat më të mëdha të syve në Iran dhe 16 departamente për raste emergjente. sa/