• петок, 05 декември 2025

Ministri i Sportit paralajmëroi rikonstruksion të sallës së sportit në USHCM dhe ndërtim të dy sallave të reja në Aerodrom dhe Krushevë

Ministri i Sportit paralajmëroi rikonstruksion të sallës së sportit në USHCM dhe ndërtim të dy sallave të reja në Aerodrom dhe Krushevë

Shkup, 1 1nëntor 2025 (MIA) - Fillimi i ndërtimit të dy sallave të reja sportive dhe rikonstruksioni i sallës së sportit në kompleksin e Universitetit "Shën Cirili e Metodi" në Shkup janë tre projekte që do t'i zbatojë Ministria e Sportit deri në fund të vitit, paralajmëroi ministri Borko Ristovski.

Siç njoftojnë nga Ministria, në paraqitjen e tij sot në TV 24 ka theksuar se këto janë tre projekte të mëdha, me të cilat rrumbullaksohet viti.

"Rikonstruksioni i sallave sportive në kompleksin e USHCM-së është shumë i rëndësishëm si për arsimin ashtu edhe për sportin, sepse kjo sallë ka qenë e papërdorshme për rreth dhjetë vjet, si një rrënojë e vërtetë. Pas rindërtimit të plotë të palestrës, mbi 4,000 studentë do të jenë në gjendje të merren me sport dhe të zhvillojnë mësimet e edukimit fizik në një strukturë sportive moderne dhe të sigurt", tha Ristovski.

Nga atje thonë se deri në fund të vitit Ministria e Sportit do të hedhë themelet dhe do të fillojë ndërtimin e një pale të re sportive në lagjen Aerodrom (tek FFM) në Shkup dhe një sallë e re sportive në Krushevë.

Në kuadër të projekteve të parashikuara të Ministrisë së Sportit, Ristovski njoftoi se në 15 muajt e fundit janë ndërtuar dhe rindërtuar mbi 40 salla sportive multifunksionale në mbarë vendin me angazhim për shpërndarje të barabartë rajonale dhe sport të kapshëm për të gjithë. mb/

Foto: Ministria e Sportit

Остани поврзан