• четврток, 30 јануари 2025

Ministri i Ekonomisë me përkrahje për iniciativën për bojkot të marketeve

Ministri i Ekonomisë me përkrahje për iniciativën për bojkot të marketeve

Shkup, 29 janar 2025 (MIA) - Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi me përkrahje për iniciativën e paralajmëruar për bojkot të premten për tregti në markete. Në rrjetin sociale "Fejsbuk", Durmishi thotë se kjo është e drejtë qytetare e konsumatorëve dhe se ata kanë të drejtë vetë të vendosin si dhe ku do t'i shpenzojnë paratë e tyre.

"Ne mbështesim qytetarët në bojkotin, mbi të gjitha në tregjet që vitet e fundit kanë rritur jashtëzakonisht çmimet e produkteve pa asnjë logjikë ekonomike. Ne, si Ministri e Ekonomisë dhe Punës, kemi miratuar masa për të mbrojtur standardin e jetesës së qytetarëve duke ngrirë marzhin e produkteve ushqimore bazë në mënyrë që të mos çojë në rritje enorme të çmimeve ku nuk ka bazë për atë dhe në këtë drejtim mirëpresim inicativat e tilla dhe qytetarët me aktivitete të tilla. Vitet e fundit, qeveria e mëparshme toleroi tregtarët, të cilët për fitim shtesë përmes rritjes joreale të çmimeve janë pasuruar në mënyrë plotësuese në kurriz të qytetarëve. Kjo sjellje duhet të ndalet", ka shkruar Durmishi.

Ai thotë se Inspektorati Shtetëror i Tregut është në terren, kontrollon çmimet e produkteve dhe nëse ka rritje të paarsyeshme enorme të çmimeve dhe prishje të logjikës së tregut, do të përdorin të gjithë mekanizmat që kanë dhe do të miratojnë vendime dhe masa për të mbrojtur standardin e qytetarëve.

Në rrjetet sociale në vijim është iniciativa për bojkot për blerje në marketet sipas shembullit të Kroacisë. Qytetarëve u bëhet thirrje të premten të mos blejnë në marketet për shkak të rritjes së çmimeve të produkteve themelore ushqimore. bsh/

Foto: MIA arkiv

Остани поврзан