Ministri gjerman i Punëve të jashtme Johan Vadeful për vizitë në Shkup
- Ministri i Punëve të Jashtme i Repulbikës Federale të Gjermanisë, Johan Vadeful, sonte do të qëndrojë në Shkup, në kuadër të turneut të tij në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Shkup, 18 nëntor 2205 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme i Repulbikës Federale të Gjermanisë, Johan Vadeful, sonte do të qëndrojë në Shkup, në kuadër të turneut të tij në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Sipas paralajmërimeve, Vadeful do të realizojë takim me kryeministrin Hristian Mickoski dhe me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së jashtme, Timço Mucunski. Në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, ndërkaq, do të mbahet takim bilateral të dy delegacioneve.
Vadeful e filloi turneun treditor të dielën nga Sarajeva, ndërsa dje ishte për vizitë në Beograd ku realizoi takime me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe me ministrin serb të Punëve të jashtme, Marko Gjuriq, si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile.
Vadeful paraprakisht i vizitoi BeH-në, Malin e Zi dhe Shqipërinë. Në Mal të Zi bisedoi me kryeministrin Millojko Spajiq dhe ministrin e Jashtëm malazez, Ervin Ibrahimoviq. Në Shqipëri, dje pasdite, u tkaua me ministren e Punëve të jashtme, Elisa Spiropali dge me shefin e Prokurorisë speciale për luftë kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe terrorizmit.
Shefi i diplomacisë gjermane në Shkup vjen nga Prishtina, ku u takua me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministrin teknik, Albin Kurti dhe me ushtarët gjermanë në misionin e KFOR-it.
Ministria gjermane e Punëve të Jashtme në kumtesë theksoi se Berlini mbetet tërësisht i përkushtuar në perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe se kjo e konfirmon turneun e Vadefulit.
Fokusi i vizitës, siç është cekur, do të jetë përparimi dhe sfidat në procesin e zgjerimit të BE-së, ndërsa mes temave të diskurimit do të jenë reformat dhe stabiliteti dhe bashkëpunimi rajonal. ab/
Fotо: МIА arkivi