• сабота, 22 февруари 2025

Ministri Durmishi në Katar, takohet me Ministren për bashkëpunim ndërkombëtar Marjam bint Ali bin Nasser Al Misnad

Ministri Durmishi në Katar, takohet me Ministren për bashkëpunim ndërkombëtar Marjam bint Ali bin Nasser Al Misnad

Shkup, 17 shkurt 2025 (MIA) - Marrëdhëniet politike mes Maqedonisë së Veriut dhe Katarit të cialt bazohen në respekt dhe miqësi të ndërsjelltë, me fokus te thellimi i bashkëpunimit dhe prezantimi i pikave turistike që Maqedonia e Veriut i ka si potencial të saj, ishin temë e diskutimit në takimin e sotëm në Doha mes Ministrit të Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi dhe Ministres së Shtetit për Bashkëpunim Ndërkombëtar, znj. Marjam bint Ali bin Nasser Al Misnad.

"Ne jemi të gatshëm që gjithë potencialin tonë që kemi ta ofrojmë për investitorët e huaj, në mënyrë që të zhvillohet vendi dhe të krijojmë vende të reja të punës", tha ministri Durmishi në takim.

Siç kumtoi Ministria e Ekonomisë dhe Punës, Ministri Durmishi ka potencuar se shkëmbimi tregtar ndërmjet dy shteteve tona ka pësuar një rritje të jashtëzakonshëm ndër vite, ndërsa falënderoi Ministren për gatishmërinë dhe interesin e treguar. ls/

Foto: Ministria e Ekonomisë dhe Punës

 

 

Остани поврзан