Ministri Andonovski në promovimin e portralit uslugi.gov.mk në Manastir
- Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, sot në Manastir do ta vizitojë karvanin e Ministrisë së Transformimit Digjital për të promovuar Portalin kombëtar - uslugi.gov.mk.
Shkup, 29 nëntor 2025 (MIA) - Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, sot në Manastir do ta vizitojë karvanin e Ministrisë së Transformimit Digjital për të promovuar Portalin kombëtar - uslugi.gov.mk.
Andonovski do të shoqërohet nga kryetari i Komunës së Manastirit, Toni Konjanoski.
Portali kombëtar për shërbime elektronike është një platformë elektronike, e disponueshme në https://uslugi.gov.mk, përmes së cilës qytetarëve u mundësohet të marrin informacione rreth shërbimeve publike dhe të përdorin shërbime elektronike nga organet kompetente dhe subjekte të tjera që ofrojnë shërbime të tilla përmes portalit. mb/
Foto: MIA