Ministri amerikan i Financave do të marrë pjesë në debatin në Gjykatën Supreme për tarifat e Trampit
- Ministri amerikan i Financave, Skot Besent deklaroi se do të marrë pjesë në debatin në Gjykatën Supreme të SHBA-së këtë javë mbi ligjshmërinë e politikës së presidentit aktual Donald Tramp në lidhje me tarifat.
Uashington, 4 nëntor 2025 (MIA) - Ministri amerikan i Financave, Skot Besent deklaroi se do të marrë pjesë në debatin në Gjykatën Supreme të SHBA-së këtë javë mbi ligjshmërinë e politikës së presidentit aktual Donald Tramp në lidhje me tarifat.
Besent në emisionin e dhënë "Xhesi Uoters Prajmtajm" në "Fokus njus" vlerësoi se bëhet fjalë për "çështje të sigurisë kombëtare".
"Në fakt, do të shkojë dhe do të ulem, shpresoj në rradhën e parë, dhe do të kem vend më të mirë. Kjo është çështje e sigurisë kombëtare", tha ministri amerikan.
Në pyetjen e gazetarëve nëse prania në Gjykatën e Lartë mund të kuptohet si përpjekje për ndikim apo presion, Basent u përgjigj se vetëm do të tregoj se "bëhet fjalë për emergjencë ekonomike". qa/
Foto: arkivi