• петок, 05 декември 2025

Ministri Aliu u takua me ambasadorin italian, Palminteri

Ministri Aliu u takua me ambasadorin italian, Palminteri

Shkup, 6 nëntor 2025 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Dr. Azir Aliu, realizoi sot një takim pune me ambasadorin italian, Paolo Palminteri, ku u diskutua për tema aktuale nga fusha e shëndetësisë.

“Gjatë takimit të sotëm me ambasadorin Palminteri patëm një bisedë miqësore dhe konstruktive, duke riafirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe mes dy vendeve tona. Në takim u diskutua gjithashtu për përfshirjen e një eksperti nga Italia, i cili do të jetë pjesë e komisionit ndërkombëtar të ekspertëve që do të shqyrtojë rastet e kardiokirurgjisë, pas përfundimit të punës së komisionit të brendshëm me ekspertët vendorë. Së bashku vazhdojmë me transparencë, besim dhe qasje profesionale drejt përmirësimit të sistemit shëndetësor,”- theksoi ministri Aliu gjatë takimit. ls/

Остани поврзан