Minçev: Administrata publike është themeli dhe qarkullimi i shtetit, profesionalizimi i tyre është prioritet i Qeverisë
- Administrata publike është "themeli i shtetit" dhe profesionlizimi i saj paraqet një nga prioritetet më të rëndësishme të Qeverisë, theksoi ministri i Administratës Publike, Goran Minçev në serinë e katërt të Trajnimeve gjenerike për nëpunës administrativë "Investimi në nëpunësit administrativë është investim në të ardhmen e sektorit publik".
Manastir, 26 nëntor 2025 (MIA) - Administrata publike është "themeli i shtetit" dhe profesionlizimi i saj paraqet një nga prioritetet më të rëndësishme të Qeverisë, theksoi ministri i Administratës Publike, Goran Minçev në serinë e katërt të Trajnimeve gjenerike për nëpunës administrativë "Investimi në nëpunësit administrativë është investim në të ardhmen e sektorit publik".
Në një ngjarje publike në Manastir, Ministria e vazhdoi axhendën e saj strategjiike për krijimin e administratës publike moderne, profesionale dhe evropiane dhe e rumbullaksoi procesin vjetor të trajnimeve gjenerike, përmes të cilit në vitin 2025 janë përfshirë mbi një mijë nëpunës shtetërorë nga rajoni i Shkupit, Pollogut, rajonit lindor dhe të Pellagonisë.
"Kur administratori do të veprojë me ndershmëri dhe në mënyrë profesionale, qytetari nuk shikon parti politike, por shtetin. Këto trajnime nuk janë vetëm pjesë e reformës, ato janë pjesë e kulturës së re të shërbimit publik, kulturës së llogaridhënies, profesionalizmit dhe dinjitetit", theksoi Minçev.
Para auditorit në Manastir, Minçev e theksoi edhe rëndësinë e Ligjit të ri për përsosje profesionale dhe trajnimin e nëpunësve administrativë, me të cilin vendosen baza sistematike për profasionalizëm të vërtetë të shërbimit publik administrativ. Shtyllë kryesore e këtij procesi është formimi i Akademisë për nëpunës publik, i cili do të fillojë me punë në vitin 29927. mb/
Foto: Ministria e Administratës Publike