Milloshoski: Përvojat e këqija janë argumente mjaft të forta që Maqedonia me të drejtë të kërkojë siguri të caktuar për rrugën drejt BE-së
- Shtyrja e zbatimit të amendamenteve kushtetuese është argument racional që mund të jetë nxitje për Maqedoninë që të integrohet, Bullgaria të mos e bllokojë atë dhe Bashkimi Evropian ta menaxhojë atë proces deri në qëllimin përfundimtar, tha deputeti dhe nënkryetar i Kuvendit të VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski.

Shkup, 17 shkurt 2025 (MIA) - Shtyrja e zbatimit të amendamenteve kushtetuese është argument racional që mund të jetë nxitje për Maqedoninë që të integrohet, Bullgaria të mos e bllokojë atë dhe Bashkimi Evropian ta menaxhojë atë proces deri në qëllimin përfundimtar, tha deputeti dhe nënkryetar i Kuvendit të VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski.
Sipas tij, rezistenca e qytetarëve ndaj ndryshimeve kushtetuese për fillim të negociatave me BE-në, si dhe paraqitja e euroskepticizmit, i detyrohet asaj që në vetë BE-në ekziston pasiguri dhe Unioni nuk ka strategji për zgjerim.
"Maqedonia ka bërë ndryshime kushtetuese disa herë deri më tani dhe BE-ja ka premtuar se ndryshime të tilla kushtetuese do ta afrojnë Maqedoninë më afër negociatave për anëtarësim ose vetë anëtarësimit, por është e qartë se ajo nuk i ka përmbushur premtimet e saj dhe do të ishte naive të bëhen ndryshime kushtetuese për të na dhënë një premtim tjetër të paplotësuar", tha Milloshoski në një eveniment ku u prezantua anketa e procesit të integrimit evropian të opinionit.
Siaps tij, njoftimet e kryeministrit Hristijan Mickoski për kërkimin e garancive nga Uashingtoni, Brukseli dhe Sofja dhe ajo që ka thënë edhe Ministri i Punëve të Jashtme është "qëndrim racional për Maqedoninë".
"Nuk është vetëm se si do të fillojë procesi i negociatave, por është shumë i rëndësishëm përfundimi dhe qëllimi i atij procesi negociator. Angazhimi i ndërmarrë nga qeveria e mëparshme, nëse ekziston mundësia për ta menaxhuar, do të ishte racionale të menaxhohej me largpamësi në rrugën drejt qëllimit final, që është integrimi evropian. Sepse, siç e shohim, në Maqedoni ka një zhgënjim realisht të justifikuar me qëndrimin e Bashkimit Evropian. Tashmë kemi pasur ndryshime kushtetuese sa i përket emrit, ku vendet anëtare të BE-së premtuan se Maqedonia do t'i hapte dyert e saj në Bashkimin Evropian, por vitin e ardhshëm do të ketë një bllokadë nga Franca dhe një vit më pas një bllokadë nga Bullgaria. Besoj se përvoja të tilla të këqija janë argumente mjaft të forta që Maqedonia, me të drejtë, të kërkojë njëfarë sigurie në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Për shkak se shohim se BE-ja nuk flet me një zë, nuk ka vizion serioz për Ballkanin Perëndimor dhe kohëzgjatjen e anëtarësimit dhe zgjerimit të këtyre vendeve", tha Milloshoski.
I pyetur për deklaratën e eurokomisares për zgjerim të BE-së, Marta Kos, në Mynih, se duhet të përforcohet procesi i zgjerimit, Milloshoski u përgjigj se "Bashkimi Evropian në dhjetë vitet e fundit nuk ka vizion serioz për zgjerim të BE".
"E shoh që është kthyer në një frazë që përsëritet shpesh dhe në praktikë nuk kemi vendime serioze gjeopolitike që do të nënkuptonin zgjerim të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor. Nëse e shikoni me kujdes deklaratën e saj, ajo përmendi se një, dy ose tre anëtarë mund të përfundonin negociatat e tyre, por nuk përmendi se ato shtete anëtare mund të bëhen anëtarë të plotë të Bashkimit Evropian, që është një tregues se nuk ka konsensus brenda vetë BE-së nëse, kur dhe në çfarë mase do të bëhet zgjerimi i ardhshëm dhe nëse do të ketë anëtarë të rinj me të drejtë të plotë me komisiarin e tyre, me eurodeputetët e tyre dhe të drejtën e tyre të vetos". tha Milloshoski.
Për vizitën e kryeministrit Mickoski në SHBA, Milloshoski pret që kryeministri të ketë mundësi për kontakte gjatë asaj vizite, me ftesë të partisë konservatore Republikane për konventën e tyre. sa/
foto: printskrin