• сабота, 22 февруари 2025

Milloshoski: Maqedonia duhet të ketë stemë bashkëkohore të shtetit, përmes dialogut duhet të arrijmë drejt konsensusit

Milloshoski: Maqedonia duhet të ketë stemë bashkëkohore të shtetit, përmes dialogut duhet të arrijmë drejt konsensusit

Shkup, 17 shkurt 2025 (MIA) - Maqedonia duhet të ketë stemë bashkëkohore të shtetit dhe me simbolikën e vet të jetë pjesë e shoqërisë evropiane të shteteve, ndërkaq jo në shoqëri të Bjellorusisë, Taxhikistanit dhe Angolës, konsideron Antonio Milloshoski, deputet i VMRO-DPMNE-së dhe nënkryetar i Kuvendit.

"Nëse flasim për simbole bashkëkohore shtetërore, të bazuara në një heraldikë të caktuiar objektive, atëherë me të vërtetë Maqedonia nuk konsideroj se do të duhej të mbetet në shoqëri të Bjellorusisë, me Taxhikistanin dhe me Angolën. Këto janë ndër shtetet e rralla në botë tëcialt ende kanë simbolikë sovjetike lidhur me stemat shtetërore. Konsideroj se Maqedonia ka edhe trashëgimi të mirë historike, e cila mund t'i ndërlidhë edhe KAÇKM-në, edhe Periudhën e Ilindenit, edhe periudhat e kaluara të shtetit tonë të përbashkët, dhe kjo të pasqyrohet në një stemë bashkëkohore të shtetit e cila do të ishte më e mirë dhe do ta reflektonte në një mënyrë më cilësore përcaktimet tona të maqedonisë, dhe në atë simbolikë të jetë pjesë e shoqërisë evropiane të shteteve", tha Milloshoski.

Mohoi se është defokusim nga kriza ekonomike apo është e ndërlidhur me Zgjedhjet e ardhshme lokale hapja e temës për ndryshim të stemës shtetërore në këtë moment, 11 vite nga nisma paraprake, duke cekur se diskutimi nuk është i kufizuar me kohë.

"Nuk do ta ndërlidhja me Zgjedhjet lokale, ndërkaq lidhur me ekonominë po punohet në përballje me ato sfida dhe tërheqje të më shumë investimeve. Por, nisma duhet të hapë dialog përmes të cilit do të arrinim drejt konsensusit në një periudhë të caktuar, pa kufizime nëse do të ndodhë për tre, gjashtë apo nëntë muaj prej tnai. Është mirë të bisedohet për këtë temë dhe ajo të mbështetet me argumente objektive", shtoi Milloshoski, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve para prezantimit të rezultateve nga anketa për perceptimin e opinionit për eurointegrimin e shtetit. ab/

Foto: МIА arkivi

 

 

Остани поврзан