Mijëra njerëz evakuohen në Filipine para tajfunit
- Disa mijëra njerëz u evakuuan sot nga zonat bregdetare të Filipineve të kërcënuara nga tajfuni Kalmaegi, i cili po lëviz drejt ishullit lindor Lejte me erëra nga 120 deri në 150 kilometra në orë, njoftoi shërbimi meteorologjik i vendit.
Manila, 3 nëntor 2025 (MIA) - Disa mijëra njerëz u evakuuan sot nga zonat bregdetare të Filipineve të kërcënuara nga tajfuni Kalmaegi, i cili po lëviz drejt ishullit lindor Lejte me erëra nga 120 deri në 150 kilometra në orë, njoftoi shërbimi meteorologjik i vendit.
"Evakuimet janë duke u zhvilluar në Palu dhe Tanauan", tha shefi i menaxhimit të fatkeqësive, Roel Montes.
Të dy provincat, me një popullsi të kombinuar prej 140,000 banorësh sipas regjistrimit të fundit të vitit 2024, u goditën rëndë nga supertajfuni Haijan në vitin 2013, në të cilin humbën jetën të paktën 6,000 njerëz.
Rreth 20 stuhi ose tajfunë godasin ose i afrohen Filipineve çdo vit, me rajonet më të varfra të vendit që në përgjithësi goditen më rëndë.
Meteorologët presin që tre deri në pesë stuhi ta godasin kombin aziatik para fundit të vitit.
Sipas ekspertëve, ndryshimi i klimës po kontribuon në ngjarje ekstreme të motit më të shpeshta dhe intensive. sa/
foto: EPA arkivi