• петок, 05 декември 2025

Mickoski: Vitin e ardhshëm inflacioni midis dy dhe tre për qind

Mickoski: Vitin e ardhshëm inflacioni midis dy dhe tre për qind

Shkup, 24 nëntor 2025 (MIA) – Kryeministri, Hristijan Mickoski, sot deklaroi se parashikimet për vitin e ardhshëm janë që inflacioni të sillet midis dy dhe tre për qind. Në atë nivel janë pritjet e Qeverisë edhe për nivelin e inflacionit bazë.

Mickoski duke iu përgjigjur pyetjeve të mediave, foli edhe për vendimin e Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës për të vendosur gjoba kundër Lidhjes së odave ekonomike dhe katër zinxhirëve tjerë më të mëdhenj tregtar për bashkim karteli, gjë që, siç u theksua nga Komisionit, ndikoi për rritjen e dakorduar të çmimeve të produkteve. 

"Le ta lëmë Komisionin Antimonopol të bëjë punën e vet. Mendoj se së shpejti do të ketë një zgjidhje", tha kryeministri Mickoski, i cili sot mori pjesë në promovimin e Qendrës burimore për Mbështetjen e Zhvillimit të Komunave, të organizuar nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale. 

 

 

Остани поврзан