Mickoski u bëri thirrje të gjithë deputetëve të votojnë për shpërbërjen e Këshillit gjyqësor
- Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski sot nga Velesi u bëri thirrje të gjithë partive politike parlamentare së bashku të punojnë për reformat në gjyqësor, pas reagimit të liderit të partisë opozitare LSDM, Venko Filipçe për iniciativën për interpelancën e anëtarëve të Këshillit gjyqësor.

Shkup, 7 shkurt 2025 (MIA) - Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski sot nga Velesi u bëri thirrje të gjithë partive politike parlamentare së bashku të punojnë për reformat në gjyqësor, pas reagimit të liderit të partisë opozitare LSDM, Venko Filipçe për iniciativën për interpelancën e anëtarëve të Këshillit gjyqësor.
"Procesi duhet të jetë gjithëpërfshirës, të kemi konsensus social. Ne nuk duam të kemi të drejtën ekskluzive për t'i bërë ato ndryshime. U bëjë thirrje të gjithë deputetëve në Parlament, nëse pajtohen se duhet të shpërbëhet, le të votojnë kur kjo pikë të dalë në rend dite. Të shkarkohen këto anëtarë të Këshillit gjyqësor, ndërsa më pas së bashku, përmes një procesi gjithëpërfshirës, le të gjejmë njerëz që do të monitorojnë dhe identifikojnë gjyqtarët që abuzojnë me atë që gjykohet dhe që janë shkaktarë, për shkak të vendimeve të tyre të diskutueshme, të disa proceseve që nuk duhet të ndodhin", tha Mickoski pas ndarjes së banesave për familjet e rrezikuara sociale në Veles.
Mickoski theksoi se pret nga LSDM-ja të jenë më racional në deklaratat e tyre.
"Mendova se do të qëndronim së bashku për një herë për të siguruar një konsensus kombëtar dhe për të punuar së bashku për ndryshime. Të mos jetë e njëanshme, të mos akuzohemi se po bëjmë diçka që është pjesë e koalicionit në Qeveri. Ftoj të gjitha partitë politike parlamentare që të punojmë së bashku në këtë proces. Të jemi gjithëpërfshirës, të mos jemi sikur po bëjmë diçka vetëm", deklaroi Mickoski.
Sipas tij, nevojitet konsensus social për ndryshim dhe punë e përbashkët.
Lideri i LSDM-së Venko Filipçe dje ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Mickoski se deputetët e VMRO-DPMNE-së do të paraqesin iniciativë për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit gjyqësor. Ai beson se nevojiten reforma thelbësore në drejtësi, që do të thotë një gjyqësor i pavarur dhe efikas që do të sigurojë drejtësi.
"Nuk duhet të lejojmë që drejtësia që kërkojnë qytetarët të kthehet në partizim dhe okupim të ri përmes largimit të Këshillit gjyqësor nga pushteti”, ka shkruar dje Filipçe në faqen e tij në Fejsbuk, duke kërkuar që hapat dhe reformat e ardhshme në drejtësi të bëhen me konsensus të të gjitha partive në Kuvend.
Grupet parlamentare të partive në pushtet VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM kanë dorëzuar sot në legjislativ një interpelancë në lidhje me punën e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të cilët zgjidhen nga Kuvendi. qa/
Foto: arkivi i MIA-s