• сабота, 22 февруари 2025

Mickoski: Si Qeveri jemi plotësisht të orientuar drejt mbështetjes së investimeve të drejtpërdrejta nga kompanitë e huaja, por edhe mbështetje të drejtpërdrejtë për kompanitë nga vendi

Mickoski: Si Qeveri jemi plotësisht të orientuar drejt mbështetjes së investimeve të drejtpërdrejta nga kompanitë e huaja, por edhe mbështetje të drejtpërdrejtë për kompanitë nga vendi

Shkup, 31 janar 2025 (MIA) - Nga numrat që kam në dispozicion, përfshirë muajin nëntor, kemi më shumë se një miliardë në vitin 2024, mendoj se rreth një miliard e dyzet milionë. Gjë që nëse përkthehet për kokë banori dhe si përqindje e prodhimit të brendshëm bruto, për ne është rezultati më i madh historikisht, deklaroi sot kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke u përgjigjur pyetjes e gazetarëve për pritshmëritë lidhur me investimet e huaja të drejtpërdrejta këtë vit.

"Pres që ky trend të vazhdojë këtë vit edhe në vitin 2025, së bashku me investitorët vendor dhe pres që të jetë shtytës për rritje të madhe të ekonomisë së vendit dhe produktit të brendshëm bruto, diçka që na nevojitet shumë pas disa vitesh stagnimi apo mundim në zhvillimin", tha Mickoski. 

Ai shtoi se si Qeveri plotësisht jemi të orientuar drejt mbështetjes së investimeve të drejtpërdrejta nga kompanitë e huaja, por edhe mbështetjes së drejtpërdrejtë për kompanitë vendore.

"Tashmë kemi biseduar me kryetarin e Odës, kemi thënë se 250 milionë euro që janë premtuar, më në fund prej sot janë kryer të gjitha formalitetet, le të themi që nga e hëna do të jetë në dispozicion të ekonomisë. Kështu që, më lejoni të them edhe një herë se kemi bashkëpunim të jashtëzakonshëm, si Qeveri jemi të orientuar në mbështetje të biznesit. Për ne një akt patriotik është më shumë të punësuar, paga më të larta, investime dhe mbajtja e njerëzve në vend. Ky është qëllimi ynë i përbashkët", tha Mickoski.

Edhe kryetari i Odës ekonomike, Branko Azeski edhe kryeministri vlerësojnë se dialogu publik-privat është mënyra e vetme për zgjidhjen dhe tejkalimin e të gjitha problemeve. Në bashkëpunim me biznesin, duhet të krijohen prioritetet, por kjo nuk guxon të jetë vetëm vbesim, por duhet të ketë edhe bazë reale, të realizueshme. bsh/

Foto: MIA

Остани поврзан