Mickoski: Raporti i Transparensi interneshënëll për perceptimin e korrupsionit - bazë për përmirësim të pozitës së vendit
- Rënia e Maqedonisë prej dy pikëve të indeksit në raportin e Transparensi interneshënëll për perceptimin e korrupsionit për vitin 2024, për kryeministrin Hristian Mickoski është e pritur, ndërkaq raporti paraqet bazë të mirë për më tutje të ndjekim nëse do të përparojmë, do të jemi më mirë apo më keq dhe bazë për përmirësim të pozitës.

Shkup, 11 shkurt 2025 (MIA) - Rënia e Maqedonisë prej dy pikëve të indeksit në raportin e Transparensi interneshënëll për perceptimin e korrupsionit për vitin 2024, për kryeministrin Hristian Mickoski është e pritur, ndërkaq raporti paraqet bazë të mirë për më tutje të ndjekim nëse do të përparojmë, do të jemi më mirë apo më keq dhe bazë për përmirësim të pozitës.
Duke u prëjgigjur në pyetje të gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp pas nënshkrimit të marrëveshjeve mes SHA EMV dhe Grupit bankar KfW, kryeministri tha se raporti është logjik dhe se të gjitha kriteret në Raport ishin në periudhën e qeverisë së kaluar.
"Është logjik ai raport dhe është mirë që është vetëm dy pikë të indeksit. Mendova se është më shumë pas të gjitha keqpërdorimeve të flamurit evropian, skandaleve korruptuese të cialt ishin në periudhë të qeverisë së kaluar. Nëse i vëreni të shtatë kriteret, do të shihni se të gjithë i referohen periudhës së qeverisë së kalaur. Hollësisht e analizova dhe ajo është bazë e mirë prej ku tani do të mund ta fillojmë ta përmirësojmë pozitën tonë", theksoi Mickoski.
Paralajmëroi se në mbledhjen e sotme të Qeverisë do ta angazhojë ministrin e resorit, t'i detektojë qartë dobësitë dhe në të ardhmen të mos përsëriten.
"Nuk do të na përsëritet tashmë 'Soravia' në qendër të Shkupit, ndryshime të Kodit penal me keqpërdorim të flamurit evropian, as automjete bentli, 'aston-martin' dhe 'rolls-rojs' të familjarëve tanë. Nuk do të na prësëriten tenderë të kurdisur, parcela për centrale fotovoltaike të funksionarëve të lartë qeveritarë..., Ajo është notuar në këtë raport dhe për ne paraqet bazë të mirë që më tutje të ndjekim nëse do të përparojmë apo do të jemi më keq", theksoi Mickoski.
Indeksi i perceptimit të korrupsionit të Transparensi interneshënëll për vitin 2024 tregon rënie prej dy pikë të indeksit për vendin në raport me të kaluarën, duke e ranguar në pozitën e 88-të nga gjithsej 180 shtete dhe e ndan me Kazakistanin, Surinamin dhe Vietnamin. ab/