Mickoski: Qeveria zgjedh të besuarin qeveritar dhe është e logjikshme se do të zgjedh atë tek i cili ka besim
- Qeveria duhet të marrë vendim sipas ligjit nëse zgjedhjet nuk janë të suksesshme. Qeveria është ajo që zgjedh një të besuar qeveritar dhe është e logjikshme që Qeveria të zgjedhë një të besuar qeveritar në të cilin ka besim, tha kryeministri Hristijan Mickoski, duke u përgjigjur pyetjeve të deputetëve në Kuvend.
Shkup, 11 nëntor 2025 (MIA) - Qeveria duhet të marrë vendim sipas ligjit nëse zgjedhjet nuk janë të suksesshme. Qeveria është ajo që zgjedh një të besuar qeveritar dhe është e logjikshme që Qeveria të zgjedhë një të besuar qeveritar në të cilin ka besim, tha kryeministri Hristijan Mickoski, duke u përgjigjur pyetjeve të deputetëve në Kuvend.
Në pyetjen e deputetit Halil Snopçe nga Aleanca për Shqiptarët, në bazë të cilit nen ligjor u zgjodh i besuari në Gostivar dhe u shkarkua kryetari i mëparshëm i komunës Valbon Limani, Mickoski tha se së pari do t'u përgjigjet tre nënpyetjeve të shkurtra.
"Së pari, nuk pati sugjerime nga, nuk e di, cilat autoritete në shtet për mua. Nuk e di kush ju dha atë informacion, por është i gabuar. Kushdo që jua dha nuk ju tha të vërtetën. Përgjigja e dytë për nënpyetjen tuaj se këta, tani që janë emëruar si të besuar qeveritarë, do të jenë kandidatë në zgjedhjet lokale për ato komuna, nuk e di nëse do të jetë kështu. Mund të jetë, mund të mos jetë, do ta shohim së shpejti. Dilema e tretë, pse këta njerëz, shpresoj se nuk duhet ta kufizojmë tani Qeverinë në përzgjedhje. Qeveria është ajo që duhet të marrë një vendim sipas ligjit nëse zgjedhjet nuk janë të suksesshme, Qeveria është ajo që zgjedh një të besuar qeveritar dhe është logjike që Qeveria të zgjedhë një të besuar qeveritar tek i cili ka besim", deklaroi Mickoski.
Sipas Mickoskit, "nuk duhet të dëshpërohemi ose të sulmojmë Qeverinë", duke theksuar se do të ketë zgjedhje, kështu që do të shohim se kush fiton.
"Qeveria ka vendosur, ata janë të besuarit e qeverisë. Tani, nëse pajtohemi apo jo, është një temë tjetër. Nëse ai fiton zgjedhjet, gjithë të mirat, kandidatët kundërshtarë do t'i japin dorën, shpresoj. Nëse nuk do t'ia japin dorën, kjo është një çështje krejtësisht tjetër. Nuk duhet të mërziteni, Snopçe, ndodh. Gjëra të tilla ndodhin në jetë. Tani nuk duhet të jemi ne ata që duhet të nervozohemi ose të mërzitemi. Zgjedhjet do të vijnë. Kryetari i Kuvendit ka shpallur datën kur do të mbahen zgjedhjet. Shpresoj që edhe ju të jeni pjesëmarrës në fushatë, do të keni mundësinë të ndani projekte, ide, shpresoj që loja të jetë fer plej dhe do të shohim në fund se kush do ta fitojë atë garë", tha Mickoski. sa/
Foto: MIA arkivi