Mickoski: Qeveria nuk e mbështet marshin e UÇK-së, por do të bëjë gjithçka që të mos ketë reagime negative për qytetarët dhe rajonin
- Kryeministri Hristian Mickoski sot deklaori se Qeveria nuk e mbështet marshin e veteramëve dhe mbështetëve të UÇK-së në Shkup të paralajmëruar për të shtunën dhe se është formuaer një shtab krize që do t'i përcjellë ngjarjet e ndërlidhura me ngjarjen. Qeveria, shteti dhe institucionet, potencoi Mickoski do t'i ndërmarrin të gjitha masat që të mos ketë sukses qëllimi të provokohet çfarëdo qoftë reagimi negativ, jo vetëm për qytetarët por edhe për rajonin.
Shkup, 10 dhjetor 2025 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski sot deklaori se Qeveria nuk e mbështet marshin e veteramëve dhe mbështetëve të UÇK-së në Shkup të paralajmëruar për të shtunën dhe se është formuaer një shtab krize që do t'i përcjellë ngjarjet e ndërlidhura me ngjarjen. Qeveria, shteti dhe institucionet, potencoi Mickoski do t'i ndërmarrin të gjitha masat që të mos ketë sukses qëllimi të provokohet çfarëdo qoftë reagimi negativ, jo vetëm për qytetarët por edhe për rajonin.
Lidhur me vendimin e kryetarit të Çairit, Izet Mexhiti, i cili është partner i koalicionit qeverisës, Mickoski tha se për këtë duhet të pyetet ai, por konsideron se Mexhiti është nën presion të organizatorëve duke menduar se nëse nuk e mbështet d të humbë pika politike.
"Qeveria nuk e mbështet (marshin) dhe nuk kemi për qëllim ta përkrasim, por kuptohet do të kujdesemi që e gjithë kjo të kalojë në rendin më të mirë, të mos ketë incidente, të mos të ndodh diçka që ne qytetarët nuk duam që të ndodh. Ndryshem supozoj se ky vendim i Mexhitit është nën presion të organizatorëve duke menduar se nëse nuk e mbështet do të humbë pika politike që mendoj se nuk e ka vendimin e gabuar", deklaroi Mickoski.
Lidhur me atë atë nëse ka marrëveshje me Kosovën sa i përket veteranëve të UÇK-së , që kërkohen me urdhë-arest nga Serbia, kryeministri ishte vendimtar se BDI-ja përpiqet në këtë mënyrë të mobilizohet duke menduar se në këtë mënyrë do të marrë ndonjë mbështetje dhe se nuk bëhet fjalë për ndonjë marrëveshje.
"Nuk bëhet fjalë këtu për marrëveshje politike apo marrëveshje jopolitike. Qëllimi është i qartë se dikush po përpiqet të mobilizohet në këtë mënyrë. Këtu para së gjithash mendoj për BDI-në. Në këtë mënyrë, ata mendojnë se do të marrin përsëri mbështetje, se do t'i mobilizojnë përsëri votuesit e tyre. Më vjen keq që ka nga ata që e mbështesin këtë proces publikisht, megjithëse sipas meje nuk kishte nevojë që ndodh, por ky është vendimi i tyre dhe nuk do të doja të komentoja për të", tha Mickoski.
Ne si Qeveri, theksoi kryeministri, do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë që pranimi i kufirit deri në realizimin e këtij marshi protestues të kalojë më së miri.
Marshi i veteranëve të UÇK-së është paralajmëruar për të shtunën në ora 13 dhe do të fillojë te sheshi Skënderbeu. mb/
Foto: MIA