Mickoski: Qëndrojmë në pozicionet tona për Bullgarinë, por jam i gatshëm të bisedoj me autoritetet bullgare
- Kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski, në intervistë për “360 Gradë” në RTM, lidhur me anëtarësimin e Maqeodnisë së Veriut në BE dhe formimin përfundimtar të një qeverie politike në Bullgari, theksoi se Qeveria mbetet në pozicionet e saj që anëtarësimi duhet të arrihet bazuar në arritje, e jo përmes kontesteve bilaterale, ndërsa ai është i gatshëm të bisedojë për tejkalimin e problemit me autoritetet bullgare.

Shkup, 27 janar 2025 (MIA) - Kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski, në intervistë për “360 Gradë” në RTM, lidhur me anëtarësimin e Maqeodnisë së Veriut në BE dhe formimin përfundimtar të një qeverie politike në Bullgari, theksoi se Qeveria mbetet në pozicionet e saj që anëtarësimi duhet të arrihet bazuar në arritje, e jo përmes kontesteve bilaterale, ndërsa ai është i gatshëm të bisedojë për tejkalimin e problemit me autoritetet bullgare.
“Nuk kam problem të inicoj një takim me Bullgarinë, ne jemi fqinjë dhe është e logjikshme të inicojmë një takim të tillë, të njihemi, jemi kolegë, bashkëpunojmë, jemi së bashku në NATO. Absolutisht do të kërkoj takim,” theksoi kryeministri Mickoski.
Ai Mickoski shtoi se në atë takim duhet të shihet nëse mund të tejkalojmë dallimet rreth mënyrës se si e shohim ne rrugën e Maqedonisë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian dhe si e shohin ata atë.
“Këtu qëndron dallimi, në përgjithësi, sepse për të njëjtën temë kemi pikëpamje të ndryshme. Ne kemi strategjinë tonë, thelbi është i njëjtë, që të na lejohet pas dy dekadash të fillojmë procesin e negociatave dhe që ai proces të vlerësohet bazuar në arritje, e jo në konteste bilaterale. Të shohim nëse mund të gjejmë një zgjidhje këtu, e pastaj të kërkojmë zgjidhje për gjithçka tjetër", deklaroi kryeministri Mickoski. bsh/
Foto: MIA arkiv